FMN

FMN: Partneriteti Publik Privat në llogaritë fikale, masë për forcimin e financave publike

Postuar në 18 Shkurt, 2016 10:41

Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur për herë të parë lidhur me ofertën e pakërkuar për menaxhimin nga një kompani private të sistemit on-line në raportimit e TVSH-së. Në raportin shoqërues për lëvrimin e kësteve të radhës prej 72.4 milionë euro për qeverinë Shqiptare bordi Ekzekutiv i Fondit thotë se ky hap është një masë e shtuar për trajtimin e rreziqeve fiskale dhe forcimin e menaxhimit të financave Publike, duke besuar se projekti është duke u vlerësuar në mënyrë transparente dhe në përputhje me normat ndërkombëtare.

FMN kërkon ulje të borxhit publik

Postuar në 03 Shkurt, 2016 10:18

Një raport i FMN-së i kërkon qeverisë shqiptare të ulë me 6 për qind borxhin publik, të rrisë me 5 për qind arkëtimet në OSHEE dhe të përmirësojë skemën e mbledhjes së kredive të këqija.  Programi i Reformave Ekonomike për vitin 2016-2018 i hartuar nga ekspertët, thekson se konsolidimi fiskal dhe ulja e nivelit të borxhit publik është kërkesa e parë e formuluar për qeverinë shqiptare nga grupi ndërinstitucional i ekspertëve dhe FMN për dy vitet e ardhshme.

Borxhi real është 83% i PBB-së

Postuar në 01 Shkurt, 2016 16:51

Një raport i FMN-së për transparencën fiskale, publikuar në muajin janar, evidenton se borxhi publik i Shqipërisë është më i lartë sesa është deklaruar deri më tani. 83% vlerësohet borxhi, ndërkohë që shifra më e lartë e përcjellë deri më tani ka qenë 72%.

Shtyhet miratimi i kësteve të kredisë së FMN-së?

Postuar në 31 Janar, 2016 12:51

Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk miraton dy këstet e kredisë për Shqipërinë sipas parashikimit të publikuar në muajin nëntor. “Ora-News” raporton se në muajin janar bordi ekzekutiv i FMN-së ka zhvilluar shtatë takime, por në asnjë prej tyre nuk figuron Shqipëria. Po kështu edhe në mbledhjen e datës 5 shkurt, Shqipëria nuk është në axhendë. Të dyja këstet kanë vlerë 73.8 milionë dollarë, lëvrimi i të cilëve “pritet të jetë çështje kohe, pasi palët kanë rënë dakord në plotësimin e detyrimeve që lindin nga marrëveshja e përbashkët tre vjeçare”.

Kompanitë publike në borxhe sa 19% e PBB-së

Postuar në 19 Janar, 2016 11:36

Qeveria ka hyrë garant për borxhet që kanë marrë ndërmarrjet në pronësi të saj të tilla ( KESH, OSHEE, ujësjellës etj), por nuk ka asnjë raport mbi financat e korporatave publike, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport të fundit për Transparencën Fiskale.

Bilancet dhe pasqyrat financiare të korporatave të veçanta publike, si edhe të kompanive të tjera aksionare, janë botuar përgjithësisht tek Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

FMN për transparencën e buxhetit: Dekadën e fundit qeveritë kanë fryrë parashikimet

Postuar në 17 Janar, 2016 13:01

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se buxheti rrezikohet nga parashikimet që qeveria bën në mbledhjen e të ardhurave, duke i mbivlerësuar parashikimit. Në raport, ndërkombëtarët ngrenë shqetësimin se buxhetit i kanë munguar të ardhurat për shkak të mosrealizimeve dhe kjo e ka detyruar qeverinë të ndryshojë buxhetin, por kjo ka minuar besueshmërinë e këtij buxheti.
Gjatë dekadës së fundit, zyrtarët i kanë mbivlerësuar parashikimet për rritjen ekonomike nga 1.5 për qind dhe arkëtimin e të ardhurave me 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.

FMN: Qeveria është dorëzuar lehtësisht para lobuesve

Postuar në 14 Janar, 2016 11:15

Përfaqësues i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke zbulon se qeveria shqiptare është dorëzuar lehtësisht para lobuesve dhe ka përshtatur paketën fiskale për një numër të vogël përfitueish. Në një intervistë për Monitor ai thotë se taksat janë rregulluar sipas interesave të veccanta.

FMN e padëshiruar në Greqi, Tsipras kërkon largimin

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 09:55

Qeveria greke ka plotësuar kërkesat e kreditorëve që përbënin kushtin për disbursimin e një transhi me vlerë 1 miliard euro të kredisë që i është akorduar vendit në kuadër të planit të tretë të shpëtimit.

Problemi afatgjatë dhe afatshkurtër i ekonomisë sonë

Postuar në 27 Nëntor, 2015 12:40

1-Problemi afatgjatë

Pages

Subscribe to RSS - FMN