Rritja e popullsisë dhe jetëgjatësisë çon drejt rënies sistemet e pensioneve dhe shëndetësisë

Postuar në 05 Mars, 2016 22:15

Në një perspektivë afatgjatë sistemet  e pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore nuk do të jenë të qëndrueshme për shkak të rritjes së popullsisë në botë por dhe zgjerimit të demografisë për moshat e plakura. Shqetësimi ësthtë ngritur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shefja e FMN, Christine Lagarde tha se se kombinimi i plakjes dhe rritjes së popullsisë globale do të reduktojë rritjen në ekonomitë e zhvilluara me 0.2% në afat të mesëm dhe 0.4% në vendet në zhvillim.

“Ajo që ne dimë është se qeveritë, fondet e pensioneve, si dhe individët e nënvlerësojnë seriozisht perspektivën e njerëzve që jetojnë më shumë se sa pritej. Nëse të gjithë kanë jetuar tre vjet më gjatë se sa pritej, kostoja e pensioneve mund të rritet me 50%. Ky zhvillim do të ndikojë në masë të madhe në bilancet e sektorit privat dhe publik dhe mund të minojë stabilitetin financiar”- theksoi Lagarde.

Sot popullsia e botës llogaritet në rreth 7.5 miliardë. Pas 40 vitesh planeti do të popullohet nga 10 miliardë njerëz. Fondi Monetar Ndërkombëtar konsideron se kjo do të ketë pasoja serioze në ekonominë globale, tregjet financiare, stabilitetin shoqëror dhe pa iniciativa për rregullimin e sistemeve të pensioneve publike dhe sistemeve shëndetësore ato nuk do të jenë të qëndrueshme parashikon FMN.

Një studim i FMN tregon se vetëm në vendet e zhvilluara, shpenzimet lidhur me moshën dhe do të rriten nga 16.5% e PBB-së në 25%  të PBB-së në fund të shekullit të 21-të. Sipas Lagarde, shpenzimet e mësipërme nuk mund të adresohen nëpërmjet huamarrjes, pasi borxhi do të xhirojë nga një mesatare prej 100% të PBB-së sot në 400% në vitin 2100.  Megjithatë zgjidhja nuk vjen as nëpërmjet taksave të rritura, pasi kjo do të çojë në rritje të normës së TVSH-së me rreth 20%, ose një rritje e taksave të sigurimeve shoqërore me rreth 25%.

Për të pasur më shumë konkurrencë në mes të siguruesit dhe ofruesit të shërbimeve, prioritet sipas FMN-së është rritja e moshës së pensionet paralelisht me jetëgjatësinë, masë që do të forcojë sistemin e pensioneve.

http://www.newmoney.gr/palmos-oikonomias/275147-lagkarnt-apoliti-anagki-...

Comments

Submitted by Patrioti (not verified) on

Atehere, njerezit duhet te vdesin me zor ?
Si i behet ?
Bejme nje lufte te trete boterore atomike, qe te vdesin nja dy tre miliarde njerez, dhe keshtu, te shpetojne sistemet e pensioneve dhe te shendetesise, nga rritja e jetgjatesise se moshes se trete.
Me nje fjale, njerezit, duhet te vdesin ME ZOR, se keshtu thote LAGARD, shefja me bacelor e FMN.
Si perfundim, duhet vdekur.
Hajde te gjejme rruget.
Kush jane rruget ?
Lufta.
Helmim te avashte te pensionisteve, nepermjet ilaceve, qe mos te shkojne me shume se 75-78 vjec.
Keq ushqyerja.
Epidemite masive "jashte kontrolli" ku vdesin njerez, me shume se sa nga nje lufte.
Prandaj, o njerez, pregatituni per te vdekur, per te shpetuar sistemet e pensioneve dhe te shendetesisi.
Rrofte Kristine LAGARD, qe na do te vdekur.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Hahaha, o Patriot ky i joti eshte reagim alla parlament shqiptar. Askush nuk po thote qe t'i vrasim pleqte, apo t'i helmojme avash-avash. Keto po i thua ti or zoteri si reagim pa mend dhe pa llogjike ndaj nje problemi real. Problem real quhet nje problem qe do apo nuk do zotrote, te pelqen apo nuk te pelqen ty, EGZISTON. Pra, mbasi njifet problemi, duhen gjetur zgjidhjet apo jo? Zgjidhje mund te jene edhe ato qe thua ti, pavaresisht se ti i thua nga nje mllef i pashpiegueshem qe mesa duket te buron nga inati qe nuk je i zoti te gjesh zgjidhje racionale. Lerja te tjereve qe kane kompetencen perkatese profesionale ta zgjidhin kete problem sa te mprehte dhe urgjent, aq edhe real.

Submitted by Patrioti (not verified) on

Qenke si grate e PD-se zotnjote i VEMENCEM.
Llafazan i licensuar.
Mo u merr me mua. Une ato qe pata, i thace me lart.
Ti po ke tru, thuaj te tuate per artikullin, edhe njehere, mo u gric me mua, se mase takojme gjekuni e nuk to ndanemi mire. Kupto mire cpo te thom. Llapaqen.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

O Patriot Leshi, eshte si thua ti, eshte pune trush, te gjithe ne ketu tregojme trute tona, po ca si puna jote tregojne bythen dhe bëjnë edhe te fortin. Llapaqeni i sat'ëme, apo i sat' gjysheje?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.