FMN

Konferenca me FMN pa pyetje për gazetarët. Asnjë lëshim për ulje taksash, mund të rritet barra fiskale mbi naftën

Postuar në 02 Nëntor, 2016 16:13

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbylli diskutimet me qeverinë shqiptare për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale.  Nga sa u bë publike në konferencën e përbashkët të ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe përfaqësues  së FMN-së Anita Tuladhar qeverisë i është kërkuar të rrisë të ardhurat mbi naftën dhe pronën, çka do të thotë se në rastin e parë mund të ketë një tjetër rritje të akcisës mbi karburantet, ndërsa në rastin e dytë performancë më të mirë në mbledhjen e taksës mbi pronën. Këtë e konfirmoi edhe Tuladhar në deklaratën e shkurtër për shtyp.

E papritur, Berisha: FMN-ja nuk duhet të largohet tani që borxhi është 73%

Postuar në 29 Tetor, 2016 16:13

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar në një intervistë për "AbcNews" se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk duhet të largohet para zgjedhjeve. Ky është një qëndrim që bie disi ndesh me sjelljen e tij më parë, por Berisha thotë se ikja e FMN-së në kushtet e një borxhi 73% krijon pasiguri për investimet e huaja. Berisha ka shtuar se në kohën e tij FMN-ja u largua vetë për shkak të sigurisë që krijoi qeveria e tij. Një debat që pritet të jetë jo i vogël.

FMN: Tatimi progresiv dështoi, qeveria e paaftë të mbledhë taksat. Sugjerim për rritjen e tatmit mbi pagën

Postuar në 22 Tetor, 2016 12:14

Ndryshimet e fundit në administratën tatimore dhe doganore janë rezultat i performancës së dobët në Tatime dhe Dogana. Qeveria vazhdon ta trajtojë këtë defiçencë në mbledhjen e të ardhurave si çështje emrash, por ajo që thotë FMN lidhet me dështimin e tatimit progresiv dhe normën e ulët të taksave.
Në një raport të fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vënë në dukje se qeveria shqiptare nuk ka arritur të përmirësojë të ardhurat buxhetore, pavarësisht rritjes së taksave më 2014, duke e bërë Shqipërinë vendin me taksat më të larta në rajon dhe me rendimentin më të ulët fiskal.

Edi dhe Saliu. Saliu dhe Edi/Identikë...

Postuar në 21 Tetor, 2016 15:35

Sot ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha p[ër Top-Channel:

Nuk do të ketë një marrëveshje të re të tipit të artikullit tre, pra një marrëveshje detyruese kushtëzuese. Do të preferonim të kishim një marrëveshje të bazuar në artikullin katër, pra thjesht një monitorim dhe këshillim edhe për një arsye se reforma makrofiskale tashmë i ka njohur sukseset e veta”.

Në vitin 2013, kryeministri Edi Rama tha:

Manovra Ahmetaj për amnistinë e bizneseve, a po fshin qeveria borxhet e ARMO-s?

Postuar në 18 Tetor, 2016 20:22

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha sot se qeveria shqiptare ka arritur në parim dakordësinë me Fondin Monetar Ndërkombëtar, për fshirjen e plotë të detyrimeve të bizneseve në Tatime e Dogana të para vitit 2010 dhe për thjeshtimin e borxhit nga 2010 -ta në 2014 -ën.
Nga sa kuptohet ka një dakordësi në parim që ministri kërkon ta promovojë, duke lënë pas shumë pikëpyetje mbi këtë kërkesë të qeverisë shqiptare për të fshirë detyrimet tatimore e doganore para vitit 2010 si dhe për të amnistuar kamatat e gjobave dhe detyrimeve përgjatë periudhës 2010-2014.

Ahmetaj: Afër dakordësisë me FMN për rritjen e pagave dhe pensioneve pa prekur borxhin. Por qeveria nuk thotë ku do t'i gjejë paratë!

Postuar në 09 Tetor, 2016 11:34

Fondi Monetar dhe Banka Botërore raportohet se kanë dhënë miratimin për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe financimin e Reformës në Drejtësi me buxhetin e 2017-s. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në SHBA, ku po mbahen takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, tha dje për “Top Channel” se se rritja e pagave dhe pensioneve nuk do të sjellë rritje të borxhit. “Për vitin tjetër buxhetor jemi afër dakordësisë për të financuar një sërë reformash, si atë në drejtësi, atë territoriale, atë në administratën publike dhe rritjen e pagave dhe pensioneve.

5-10% rritja e pagave, 3% pensionet, Ahmetaj me mision për të bindur FMN

Postuar në 04 Tetor, 2016 10:16

Pak ditë më parë kryeministri lajmëroi një rritje mbresëlënëse të pagave dhe pensioneve, të parashikuara në buxhetin e vitit që vjen. Jo pa qëllim rritja vjen në 2017 që është edhe vit elektoral, praktikë kjo e çdo qeverie që futet me dilema në zgjedhje. Në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste kryeministri foli për një shumë 100 milionë dollarë që do shkojë si fond pagash e pensionesh në familjet shqiptare.  Por qeveria duket se nuk ka definuar sa do jetë rritja për kategorinë e buxhetorëve dhe pensionet.

Kushti i FMN-së, 2.5 miliardë lekë më pak shpenzime kapitale

Postuar në 13 Shtator, 2016 16:10

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka kushtëzuar qeverinë të mos përdorë 2.5 miliard lekë të investimeve publike, si një garanci se nuk rritet deficit edhe nëse të ardhurat nuk realizohen. Kjo masë e ndërmarrë tashmë vjen në një kohë kur fondet e investimeve publike janë më të ultat e të gjithë viteve.

"TemaTv"

Vjen taksa e re e banesave, ligji pritet të miratohet në fund të vitit

Postuar në 12 Shtator, 2016 10:33

Në fund të muajit shtator të këtij viti do të jetë gati formula e llogaritjes dhe se zbatimi i taksës së re të banesave që nis në fillim të 2017-s, si projekt pilot në Tiranë. Në një letër drejtuar FMN-së, ministri i ri i Financave Arben Ahmetaj shprehet edhe për ngritjen e një grupi pune të përbashkët mes zyrës të regjistrimit të pasurive dhe shoqatës të vendorëve raporton Panorama.

Bashkitë do të varfërohen, duhet t’i paguajnë vetë 100 milionë dollarë borxhe të prapambetura

Postuar në 11 Shtator, 2016 13:58

Qeveria do detyrojë bashkitë që të shlyejnë 100 milionë dollarë borxhe të prapambetura brenda dhjetorit të vitit të ardhshëm. Në letrën e mirëkuptimit që i ka dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, Ministria e Financave thotë se do i kërkojë njësive vendore që brenda këtij muaji të përgatisin planin konkret të shlyerjes përfshirë burimet financiare që do të përdoren.

Pages

Subscribe to RSS - FMN