Ministri i Financave: “Lamë pas skenarin grek. Faktor primar në investime të jetë sektori privat”

Postuar në 22 Mars, 2016 15:15

Fondi Monetar Ndërkombëtar i bashkohet zërave të partnerëve të Shqipërisë që kërkojnë reformën në drejtësi. Gjatë një konference për shtyp me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, shefja e Europës Lindore dhe Jug-lindore e FMN-së, Anita Tuladhar deklaroi se përmirësimi i parametrave ekonomikë kalon nga reformat strukturore.  “Për të përmirësuar klimën e biznesit më tej, nevojitet që të vazhdohet puna me reformat strukrurore sa i takon të drejtave të pronësisë, reformës në drejtësi dhe në fushën e së drejtës së shoqërive”, tha ajo. Me rëndësi  është edhe ajo që ka deklaruar ministri Ahmetaj lidhur me investimet, çka përbën një aspekt të asaj që mund të perceptohet si strategji e qeverisë aktuale.  “Qëllimi i Qeverisë është që faktori primar në investime të jetë sektori privat, jo Qeveria”, tha Ahmetaj, duke shtuar se “me aksionin anti-informalitet ekonomia shqiptare ka lënë pas krahëve skenarin grek dhe ka hyrë në një fazë të re, atë të gjetjes së mjeteve të zgjuara të rritjes”. Konferenca u mbajt me rastin e publikimit të raportit të FMN-së mbi politikat monetare dhe ecurinë e ekonomisë shqiptare.    

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.