Konstatimi i FMN-së: Investimet e huaja janë të ulëta dhe të përqëndruara vetëm në një sektor

Postuar në 24 Maj, 2016 12:13

Shefi i FMN-së për Shqipërinë, Jens Reinke ka dhënë sot një opinion mbi ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe zbatimin e marraveshjes që Fondi Monetar ka me qeverinë. Ndonëse vlerësoi me nota pozitive punën e qeverisë në këtë drejtim, Reinke foli për një klimë të pafavorshme të investimeve të huaja dhe orientimin e tyre vetëm në një drejtim, atë të sektorit të enegjisë. “Investimet janë shumë të ulëta dhe janë vetëm në një drejtim, atë të energjisë përfshi dhe TAP Kemi nevojë për investime të huaja edhe në industrinë e shërbimeve. Komuniteti ndërkombëtar ka vlerësim të ulët për Shqipërinë. Investitorët e huaj flasin për stresin, ndërsa  investitorët vendas më thonë që klima për biznesin nuk është shumë e mirë. Zhbllokimi i mosmarraveshjeve do ta lejojnë Shqipërinë që të realizojë një volum tërheqës, ndërsa reforma në sisteemin e drejtësisë do të çojë në një mjedis më të mirë për investitorët e huaj”-theksoi Përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke.  Nga ana tjetër kryeministri Rama i pranishëm në konferencën “Reforma në Ekonomi dhe klima e biznesit tha se qeveria duhet të merret më seriozisht me ekonominë, por sipas tij “jemi në kushtet kur duhet të jemi optimistë për atë që po ndodh dhe atë që vjen më tej”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.