filmi

"Mosbindja", filmi që tronditi festivalin e Torontos

Postuar në 24 Prill, 2018 11:25

E paragjykuar nga tërheqja  seksuale gjatë  viteve të adoleshencës për mikun e saj më të mirë, një grua kthehet në komunitetin ku ajo u rrit.

Kthimi i saj do të nxisë një histori dashurie mes  vajzave të dy judenjve ortodoksë, - njëra prej tyre e bija e rabinit të Nju Jorkut. Një sprovë  për të eksploruar kufijtë e besimit dhe seksualitetit.

Filmi «Mosbindja» me Drejtor,  Sebastian Lelio bazohet në romanin e Naomit Alderman, ndërsa në rolet kryesore janë Rachel ëeisz dhe Rachel McAdams.

Një film biografik për Karl Marx

Postuar në 15 Mars, 2018 13:35

Një biografi ndryshe për Karl Marx vjen përmes filmit “I riu Karl Marx” me regji të Raoul Peck sjell një vështrim dinamik të jetës së njërit prej mendimtarëve më ndikues të historisë njerëzore. Revista “Foreign Policy” shkruan se regjizori ka bërë një gjetje të mirë duke shmangur kompkimimet ideoligjike dhe shtjellimin e tezave të Marx që përfaqësohen te vepra kryesore e tij, “Kapitali”.

Churchill-i më njerëzor i Gary Oldman

Postuar në 08 Mars, 2018 10:26

Gary Oldman ka fituar këtë vit Oscar-in si aktori më i mirë në rolin kryesor të filmit “Darkest Hour” – “Momenti më i vështirë” me regji të Joe Wright dhe skenar të Anthony McCarten.

Filmi vlen të shikohet dhe loja e Oldman është me të vërtetë e arrirë, edhe pse imazhi i Churchill – është kaq i njohur sa kushdo do të kërkojë dallime fizike evidente. Larg portretizimit si njeri i hekurt dhe i skicuar në imagjinatë pas fjalimeve të zjarrta të politikës së luftës, na përcillet një Uniston Chuchill më njerëzor, i butë dhe që këshillohet nga bashkëshortja, apo edhe që qan jo rrallë.  

Gibson dhe Caveziel, kësaj radhe me "Ringjallja" e Krishtit..."filmi më i madh në Histori"

Postuar në 31 Janar, 2018 15:47

Pasioni i Krishtit do të ketë një pjesë të dytë. Pas filmit të shumëdebatuar të vitit 2004, që u filmua në Itali, Mel Gibson si regjizor dhe Jim Caviezel në rolin e Jezusit. Titulli është i përshtatshëm për një seri të dytë: Ringjallja. Dhe siç mund të merret me mend huazon sërish një narrativë biblike nga Testamenti i Ri. Vetë aktori, ka folur për “Usa Today” duke zbuluar se filmi do të jetë diçka që do të bëjë bujë.

Ka gjëra që nuk mund t’i them dhe që do të shokojnë audiencën

citohet ai.

"Vdekja e Stalinit" ndalohet në Rusi

Postuar në 25 Janar, 2018 12:45

Media të shumta në Perëndim raportojnë se autoritetet ruse kanë ndaluar shfaqjen në kinema të filmit “Vdekja e Stalinit”, një satirë që ka për autor Armando Iannuçi. Nuk ka një sqarim shterues për këtë vendim, por sipas mediave britanike, prej nga ku origjinon edhe ky produksion, thuhet se ka arsye politike dhe ideologjike. BBC-ja citon një zyrtar të Ministrisë ruse të Kulturës, Juri Poliakov, sipas të cilit “filmi ka elementë të luftës ideologjike”.

Di Caprio në rolin e presidentit Theodore Roosevelt

Postuar në 28 Shtator, 2017 14:26

"Paramount Pictures" dhe regjisori Martin Scorsese kanë nisur xhirimet për filmin mbi jetën e presidentit të 26 amerikan Theodore Roosevelt. Në rolin kryesor do të jetë  aktori Leonardo Di Caprio. Skenari mban firmën e Scott Blum dhe është përshtatur për  filmin autobiografik që do të mbajë titullin “Roosevelt”.

Ish-presidenti amerikan ka pasur një karrierë shumëdimensionale që filloi nga radhët e marinës amerikane. Rritja e tij në politikë nisi me zgjedhjen si Guvernator i New York-ut dhe më pas si president  pas vrasjes së William McKinley.

Rama shpall seritë e reja të "Shqipërisë që Duam"

Postuar në 07 Shtator, 2017 11:46

Kryeministri vijon të jetë çdo ditë prezent në media dhe të prodhojë realitetete që bazohen në bindje, ambicje, perceptime apo dhe vlerësime që thotë se vijnë nga partnerët ndërkombëtarë. Interpretimet e tij përputhen me refuzimin për të pranuar  ato sa thuhen në media për problemet e qeverisjes.

Alien: The Covenant? Shumë zhgënjyes

Postuar në 20 Maj, 2017 01:07

Alien: The Covenant është shfaqur më në fund në kinema. Sugjerimi modest: Mos e merrni mundimin ta shihni! Të paktën jo në kinema.

Censura, nga surrati i Enverit, te hallatet e aktorit në teatër

Postuar në 08 Maj, 2017 12:12

Burim i këtij shkrimi u bë reagimi i djeshëm i deputetes Majlinda Bregu.

100 milionë dollarë për një film mbi Genocidin Armen

Postuar në 01 Maj, 2017 01:50

Njësoj si hebrejtë me “Listën e Shindlerit” apo “Shoah”, edhe armenët do të kenë së shpejti një produksion kinematografik që mund të bëjë jehonë atij që njihet si Genocidi Armen i fillim shekullit të 20-të. Thuhet se 1.5 milionë armenë u vranë përmes një fushate të mirëmenduar dhe të programuar nga Turqit e Rinj, në një akt që ende sot provokon kundërshti të mëdha. Ka një fushatë armene për të njohur genocidin por roli dhe rëndësia e Turqisë ka penguar në këtë drejtim.

Pages

Subscribe to RSS - filmi