Një film biografik për Karl Marx

Postuar në 15 Mars, 2018 13:35

Një biografi ndryshe për Karl Marx vjen përmes filmit “I riu Karl Marx” me regji të Raoul Peck sjell një vështrim dinamik të jetës së njërit prej mendimtarëve më ndikues të historisë njerëzore. Revista “Foreign Policy” shkruan se regjizori ka bërë një gjetje të mirë duke shmangur kompkimimet ideoligjike dhe shtjellimin e tezave të Marx që përfaqësohen te vepra kryesore e tij, “Kapitali”.

Në film paraqitet një Marx I ri, të cilit I njihet gjenialiteti, por edhe një intelektual me karrierë të dështuar akademike dhe që përpiqet të mos dështojë edhe në gazetari.

Ajo çfarë e mbështeti atë në këtë periudhë – përveç vetëbesimit fenomenal – ishte besimi I tij te revolucioni që duhet të vinte. Ky besim siguron shpirtin e filmit që merret më pak me idetë e subjektit sesa me përvojën e një jete radikale”, shkruan për filmim FP.

Rezgjzori na jep edhe si imazh një Karl Marx të ri, me kostum, të ndryshëm nga personi me mjekërr masive që jemi mësuar të shohim në ilustrimet bibliografike dhe ato propagandistike.  

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.