"Vdekja e Stalinit" ndalohet në Rusi

Postuar në 25 Janar, 2018 12:45

Media të shumta në Perëndim raportojnë se autoritetet ruse kanë ndaluar shfaqjen në kinema të filmit “Vdekja e Stalinit”, një satirë që ka për autor Armando Iannuçi. Nuk ka një sqarim shterues për këtë vendim, por sipas mediave britanike, prej nga ku origjinon edhe ky produksion, thuhet se ka arsye politike dhe ideologjike. BBC-ja citon një zyrtar të Ministrisë ruse të Kulturës, Juri Poliakov, sipas të cilit “filmi ka elementë të luftës ideologjike”. Gazeta “The Independent” shkruan nga ana tjetër se në vendimin e autoriteteve ruse ka pak nga të gjitha, ndjesi fyerjeje, paaftësia apo biznesi dhe politika. Sillet si shembull rasti i shtyrjes së filmit “Paddington 2” për t’i dhënë prioritet një filmi rus.

Në çdo rast, vendimi ka provokuar reagime. Filmi merret me ngjarjet në Kremlin pas njoftimit të vdekjes së Stalinit, dikatorit sovjektik që ndërroi jetë në vitin 1953. Në të luajnë aktorë të njohur si Steve Bushemi në rolin e Nikita Hrushovit, Jeffrey Tambor në rolin e Georgy Malenkov, Michale Palin në rolin e Molotovit, Dermot Croëley në rolin Kaganoviçit dhe Jason Isaacs në rolin e marshallit Zhukov.

Filmi përcjell dilemat e pushtetit pas vdekjes së njeriut kryesor në Bashkimin Sovjetik, ping-pongun mes anëtarëve të Byrosë Politike duke na çuar në një narrativë që për shqiptarët është familjare me shënimet e Enver Hoxhës në librin e tij “Hrushovianët”. 

Sa për ndalimin e tij në Rusi, në fund fare kjo është një mënyrë shumë e mirë për të shtuar publicitetin. Fundja kjo është një dozë e shtuar ironie e dark satire, zhanri ku kualifikohet vetë filmi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.