Rama shpall seritë e reja të "Shqipërisë që Duam"

Postuar në 07 Shtator, 2017 11:46

Kryeministri vijon të jetë çdo ditë prezent në media dhe të prodhojë realitetete që bazohen në bindje, ambicje, perceptime apo dhe vlerësime që thotë se vijnë nga partnerët ndërkombëtarë. Interpretimet e tij përputhen me refuzimin për të pranuar  ato sa thuhen në media për problemet e qeverisjes.

Ai vetë ka krijuar një Shqipëri të Facebook-ut ku flitet për herë të para, për nisma dhe bashkëpunime fantastike, për ndarjen me të kaluarën, për histori suksesi, plane impresionuese e shumë si këto.  Ai ka një rrëfim tjetër për Shqipërinë, ndoshta të imponuar edhe nga premisat e pushtetit që tashmë e ka tërësisht në duart e tij. 

Në një bashkëbisedim me gazetarë të tre televizioneve, sipas një përzgjedhje të vendosur nga zyra për shtyp e tij, kryeministri sugjeroi që mediat të merren me histori të tjera dhe jo me drogën, të cilën e quajti luftë të fituar dhe kapitull të mbyllur me sukses. "Lufta kunder ndaj kultivimit të drogës dhe trafikimit të saj është në rrugë të mbarë. “Gjeni një tjetër film me se të merreni”-tha kreu i qeverisë.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë është një arritje që duhet përshëndetur pasi i hap vendit dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Të paktën kështu u tha pak ditë më parë nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vllahutin.  “Është e qartë për të gjithë çfarë lipset që të ndodhë sa i takon 5 prioriteteve kyçe, por në veçanti lidhur me të gjithë aspektet e ligjit dhe me luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë asgjësimin e kultivimit dhe tregtisë së kanabisit". http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=362861

Nga një qeveri që projektonte hapjen e negociatave të anëtarësimit në vitin 2014-2015, tani ambicjet nuk shoqerohen me parashikime, objektiva apo afate kohore, ndonëse reforma në drejtësi u miratua me konsensus dhe kanabisi nuk është më shqetësim. 

Duke folur për herë të parë pas rizgjedhjes si ministër i Jashtëm, por edhe si kryenegociator për integrimin e vendit në BE, Ditmir Bushati nuk i shmangu kritikat për mënyrën sesi është parë deri më sot ky proces.
“Vitet e shkuara është luajtur shumë me datat. Elementi kryesor ku duhet të referohemi është ai konvergjent. Mënyra si funksionojnë institucionet tona, mënyrën si reformohet shteti dhe shoqëria shqiptare, situata ekonomike. Këto janë tema që krijojnë presionin e domosdoshëm në shoqëri, në mënyrë që qeveritë, vendimmarrësit kryesorë të marrin vendimet e duhura dhe të drejta”, tha Ditmir Bushati në një takim të pak ditëve më parë.
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=362999

Gjithsesi kryeministri ka ende karrota për të na servirur duke premtuar plane asgjesimi  për feudalët e kanabisit,  të fortët e pasurive të paligshme apo strategji të reja për sigurinë në plazhe, ndonëse siç tha shumica e të mbytur e në det ishte për shkaqe infarkti. Pastrimi nga feudalët e kanabisit është njëra anë, dhe të paprekshmit e feudeve e politike ëshë ana tjetër që kompromenton gjithë historinë e thënë në një bisedë relaksuese me gazetarët në Veliopjë.

Gramoz Ruçi do të jetë kryetar i Kuvendit dhe kjo si preference politike e Edi Ramës. Ndoshta antikomunizmi i opozitës është hipokrit siç thotë kryeministri, por para se të ulej në karrigen e kryetarit të parlamentit edhe Gramoz Ruçi duhet të verifikohej nëse në karrierën e gjatë politike është pasuruar me djersën e ballit apo ka ngritur feudin e vet të paprekshëm. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.