Di Caprio në rolin e presidentit Theodore Roosevelt

Postuar në 28 Shtator, 2017 14:26

"Paramount Pictures" dhe regjisori Martin Scorsese kanë nisur xhirimet për filmin mbi jetën e presidentit të 26 amerikan Theodore Roosevelt. Në rolin kryesor do të jetë  aktori Leonardo Di Caprio. Skenari mban firmën e Scott Blum dhe është përshtatur për  filmin autobiografik që do të mbajë titullin “Roosevelt”.

Ish-presidenti amerikan ka pasur një karrierë shumëdimensionale që filloi nga radhët e marinës amerikane. Rritja e tij në politikë nisi me zgjedhjen si Guvernator i New York-ut dhe më pas si president  pas vrasjes së William McKinley.

Përpjekjet e tij për të mbrojtur mjedisin parqet kombëtare të vendit konsiderohen si disa nga arritjet më të mëdha të president amerikan dhe i përshtaten aktorit  Di Caprio, i cili është përfshirë në dushatat për mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e efekteve të ndryshimeve klimatike. Di Caprio dhe Scorcese kanë bashkëpunuar edhe në filmat “The Devil in the White City”,  “Killers of the Floëer Moo” dhe “The Wolf of Wall Street”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.