Trump aludon se ka likuiduar personin kyç kundër negociatave me Teheranin

Postuar në 03 Janar, 2020 16:29

Irani nuk ka fituar ndonjëherë ndonjë luftë, por nuk ka humbur asnjë negociatë

Kështu shkruan në tuiter presidenti amerikan Donald Trump i cili sqaron më tej se Qasem Soleimani i kishte duart me gjak, ai urrehej dhe e kishin frikë edhe brenda Iranit, ka vrarë apo plagosur miliona njerëz si pasojë e urdhërave të tij dhe do të duhej të eliminohej kohë më parë. Ai ka marrë përgjegjësinë e urdhërit për eliminimin e kreut të forcave Kuds të Gardës Revolucionare Iraniane duke lënë të kuptohet se akti në fjalë është një propozim nga pozita force për negociata me Teheranin zyrtar.

Trump ka shtuar më tej se Qasemi urrehej edhe në Irak, vend për të cilin SHBA jep miliarda dollarë dhe nga kjo pikëpamje eleminimi i tij ka lehtësuar edhe këtë vend.

Nisur nga ajo që deklaron Trump duket se oferta për negociata në tryezë për regjimin iranian është një proces që duket se kërkohet nga segmente të caktuara edhe në regjimin iranian. Trump lë të kuptohet se ka hequr qafe një njeri që ishte pengesë efektive dhe reale për çdo manovës drejt negociatave mes të dy vendeve, një aludim ky që i hap rrugën shumë teorive.

Me komentet e tij në tuiter presidenti amerikan ka sqaruar deri diku qëllimin e aktit të urdhëruar prej tij dhe kjo është negociimi i një marrëveshjeje të re me Iranin duke krijuar kushte të përshtatshme për të gjitha palët. Mesa duket Qasemi pengonte shumëkënd edhe brenda Iranit. Të paktën kjo mbetet të kuptohet nga deklarimet e Trump ndonëse çdo gjë do të shihet në vijim.

Nga ana tjetër sekretari i Shtetit, Mike Pomepo ka bombarduar tuiterin e tij me njoftime për bisedat e zhvilluara me liderë të vendeve të tjera përmes të cilave ka sqaruar vendimin e SHBA për vrasjen e gjeneralit iranian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.