soleimani

Raportime në media: Irani planifikoi vrasjen e ambasadores amerikane në Afrikën e Jugut

Postuar në 15 Shtator, 2020 23:03

Shërbimet iraniane janë përpjekur të vrasin ambasadoren e SHBA në Afrikën e Jugut, Lana Marks, në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së kreut të forcave Quds, Qasem Soleimani në fillim të këtij viti në Baghdad.

Media të ndryshme citojnë raporte të shërbimeve amerikane sipas të cilave në organizimin e atentatit presupozohet se është përfshirë edhe ambasada iraniane në Pretoria, ndërkohë që diplomatja është njoftuar për një rrezik të tillë.

Ekspertja e OKB-së, Callamard: Vrasja e Qasem Soleimanit ishte e paligjshme

Postuar në 08 Korrik, 2020 17:26

Vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani ishte e paligjshme. Në ktë konkluzion del një prej raporterëve të OKB-së, Agnes Callamard që përgjigjet për ekzekutimet arbitrare dhe pa vendim gjyqësor. Sipas Callamard pretendimi i amerikanëve dhe vrasja e 3 janarit u krye për shkak të të dhënave se Soleimani po organizonte një sulm ndaj trupave të SHBA nuk provohet.

Spekullimet në media: Në Afganistan është vrarë, Michael D'Andrea, Soleimani i CIA-s

Postuar në 29 Janar, 2020 14:00

Në avionin e forcave ajrore amerikane të rrëzuar pak ditë më parë në provincën Ghazni në Afganistan mendohet se ka qenë edhe shefi i shërbimit inteligjent të SHBA-ve, seksioni i CIA-s në Iran, Michael D’Andrea. Media në Lindjen e Mesme citojnë burime të shërbimeve sekrete ruse sipas të cilave ishte D’Andrea që orkestroi vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani dhe po sipas këtyre burimeve avioni në fjalë, i tipit E 11A shërbente si komandë e lëvizshme për D’Andrean.

Vrasja e Soleimanit, në shkelje të ligjit ndërkombëtar

Postuar në 17 Janar, 2020 10:53

Vrasja e gjenerakut iranian Qasem Soleimani ishte një akt në shkelje të ligjit ndërkombëtar. Kështu shkruan në Neë York Times ish-prokurori i gjyqit të Nurembergut, Benjamin Ferencz, sipas të cilit publikut i duhet sqaruar arsyeja e vrasjes.

Irani: Për sa na përket, goditja hakmarrëse ndaj SHBA është përmbushur

Postuar në 09 Janar, 2020 12:37

Irani e deklaron të ezauruar goditjen hakmarrëse për vrasjen e gjenerali Soleimani. Ambasadori i këtij vendi në OKB, Majid Takht Ravanchi ka deklaruar në një intervistë për National Public Radio, se Teherani zyrtar kosnideron se me sulmet ndaj bazave amerikane në Irak, objektivat quhen të përmbushura.

Nëse SHBA sulon sërish Iranin, përgjigja proporcionale nuk do të mungojë

tha ai.

Erdogan: Vrasja e një gjenerali si Soleimani, nuk do kalonte pa përgjigje në çdo vend

Postuar në 06 Janar, 2020 16:55

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar për CNN Turk se vrasja e gjeneralit iranian Qasem Soleimani nuk duhet të kalojë pa përgjigje.

Besoj se vrajsa e çdo komandanti nga maja e ushtrisë në çdo vend nuk do të lihej pa përgjigje. Është kruciale që tani të merret kontrolli i krizës që mund të shkaktojë dëme për të gjitha palët e përfshira

tha ai.

Fotolajm/Iranianët derdhen shesheve për të përcjellë Soleimanin

Postuar në 05 Janar, 2020 16:01

Dinamika e një vrasjeje me preçizion të lartë

Postuar në 04 Janar, 2020 00:59

Një raketë amerikane vrau të enjten në darkë vonë, komndantin e forcave iraniane Quds, Qasem Soleimani, duke përshkallëzuar konfliktin e ngrirë mes Teheranit dhe Washingtonit dhe duke ndezur tensionet rajonale. 
Dy dronë amerikanë MQ-9 Reaper kryen qitje me raketa ndaj një konvoji me dy makina që po largoheshin nga aeroporti ndërkombëtar i Bagdadit, duke vrarë Soleimanin dhe Abu Mahdi al Muhandis, kreu i Frontit të Mobilizimit Popullor, njohur edhe si Hashd al Shaabi, një milici e mirënjohur filoiraniane. 

Pompeo e pranon: Soleimani po përgatiste sulme në rajonin e Lindjes së Mesme, jo në SHBA

Postuar në 03 Janar, 2020 17:18

Në një intervistë për CNN sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka komentuar se vrasja e Qasem Soleimanit ishte një domosdoshmëri për të shmangur sulme të mëdha që ai po përgatiste. Pompeo nuk ka dhënë sqarime mbi informacionet që disponon, por ka akuzuar Soleimanin si përgjegjës për çdo ngjarje në Lindjen e Mesme ku aplikohet dhuna.

Trump aludon se ka likuiduar personin kyç kundër negociatave me Teheranin

Postuar në 03 Janar, 2020 16:29

Irani nuk ka fituar ndonjëherë ndonjë luftë, por nuk ka humbur asnjë negociatë

Pages

Subscribe to RSS - soleimani