Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë. Mund të jetojë dhe 500 të tjera

Postuar në 12 Shtator, 2019 13:57

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur sot në Parlament për raportet e Shqipërisë me diasporën dhe Europën, duke përmendur me këtë rast se integrimi I vendit në Bashkimin Europian nuk është ndonjë ngjarje e pashmangshme. Lidhur me këtë, Bushati ka sjellë një ilustrim nga historia e kohës osmane, duke aluduar ndoshta se në rrugën drejt Europës nuk pengon vetëm kriza ciklike e vendit, por edhe preferencat e shprehur politike të politikanëve kryesorë që po luajnë kumar me të ardhmen.

Miq, mos ta harrojmë, Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë. Mund të jetojë dhe 500 të tjera. Po ne do ia falim vetes? Në rast se ne do tia falim vetes, cfarë do thonë fëmijët tanë?

Kur kam qenë student në Hollandë më tregonin rastin e Shqipërisë për vitet 1995-1996 për humbjen e shansit historik për të pasur një marrëveshje asociimi me BE. Unë nuk dua që vajza ime dhe djali im nesër të mësojnë të njëjtën histori që kam mësuar unë në 1995-1996 në 2015, 2020, 2025. 2035

tha ndër të tjera Bushati.

Ilustrimi historik shkon si një lloj akuze ndaj kryeministrit Edi Rama që ka si arritje kryesore të politikës së jashtme miqësinë e pashpjegueshme me presidentin turk Erdogan, të cilit i bindet edhe për kërkesa absurd siç është memoriali turk në Tiranë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.