Turiqa

Administrata Trump kujtohet në fund për NATO-n. Pompeo: Turqia po minon kohezionin e Aleancës

Postuar në 01 Dhjetor, 2020 22:47

Administrata amerikane e Donald Trump është kujtuar në fund që të marrë krah në tensionet e krijuara në Mesdheun Lindor. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar përmes një telekonference se Turqia i kundërvihet parimeve dhe funksionimit të NATO-s dhe minon kështu kohezionin e saj. 
Sipas kreut të diplomacisë amerikane sjellja e Ankarasë në Mesdheun Lindor është provokative duke nisur që nga Libia, Siria e deri në Nagorno-Karabakh. 

Blerja prej Turqisë e sistemit raketor S-400 është një dhuratë për Rusinë  nga një aleat i NATO-s

Evropa ka jetuar 550 vjet pa Shqipërinë. Mund të jetojë dhe 500 të tjera

Postuar në 12 Shtator, 2019 13:57

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka folur sot në Parlament për raportet e Shqipërisë me diasporën dhe Europën, duke përmendur me këtë rast se integrimi I vendit në Bashkimin Europian nuk është ndonjë ngjarje e pashmangshme. Lidhur me këtë, Bushati ka sjellë një ilustrim nga historia e kohës osmane, duke aluduar ndoshta se në rrugën drejt Europës nuk pengon vetëm kriza ciklike e vendit, por edhe preferencat e shprehur politike të politikanëve kryesorë që po luajnë kumar me të ardhmen.

Turqia në luftë diplomatike me Perëndimin

Postuar në 10 Korrik, 2019 15:36

Turqia e Erdoganit po gjendet këto kohë në një front të zgjeruar lufte diplomatike me një sërë aktorësh që kanë interesa thelbësore në Mesdheun Lindor. Në parim, Ankaraja zyrtare refuzon që për hir të ndarjes territoriale të vitit 1923 të pranojë të jetë spektatore e shfrytëzimit të pasurive nëndetare të mëdha të këtij rajoni.

Erdogani nxiti erë e po korr stuhi

Postuar në 03 Janar, 2017 11:23

Kohë përpara se të pritej ndërrimi i viteve ndaj shtresës shoqërore me orientim modern të Turqisë ishte paralajmëruar sulmi i tmerrshëm terrorist në klubin e natës "Reina". Gjatë javëve të fundit shpesh sharlatanë gjëmonin në mediat sociale kundër festës së Vitit të Ri me tituj si „Imam" ose „Hoxha". Në këtë kontekst ata as nuk u rezervuan që t'i shpallnin si "të pafe" e kësisoj edhe si objektiv të sulmeve të dhunshme ata që preferojnë mënyrën perëndimore të jetesës.

Krizë SHBA-Turqi. Kerry: Anëtarësia e Turqisë në NATO, nën mbikëqyrje

Postuar në 18 Korrik, 2016 19:33

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë po kalojnë në krizë të vërtetë. Kjo të paktën nga deklaratat që po shkëmbehen mes qendrave zyrtare politike. Sot, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, paralajmëroi se pasojat e akteve të kryeraj nga autoritetet turke pas grushtit të shtetit, do të jenë jo të vogla, madje deri në mbikëqyrje të anëtarësisë së Turqisë në NATO. “Është e qartë se shumë njerëz janë arrestuar dhe janë arrestuar shumë shpejt. Vigjilenca dhe kujdesi ynë do të rritet në ditët në vijim.

Analisti rus: Pas Ukrainës dhe Sirisë, radhën e ka Shqipëria

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 11:11

Analisti rus, Viktor Veritof në artikullin me titull "Ukraina dhe Siria u hodh në erë, tani radhën e ka Shqipëria" botuar në revistën "politrussia. com" shkruan se Shqipëria është vendi i radhës ku do të kryqëzohen interesat e amerikanëve dhe turqve. Ai shkruan se "Ballkani ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane të cilën kërkon ta ringjallë presidenti i sotëm i Turqisë, Erdogan. Sot ndikimi i Turqisë është shumë i fortë, sidomos në vendet me shumicë myslimane, si Bosnja dhe Shqipëria. Ajo po tregon një kujdes të veçantë për Shqipërinë që edhe pse një vend i vogël ka ambicje të mëdha.

Subscribe to RSS - Turiqa