E provon njëherë edhe si operator turistik

Postuar në 07 Mars, 2019 23:28

Kam siklet t’u shpjegoj të huajve që pyesin si ka mundësi që opozita juaj e përçmon atdheun.

Ose: dhuna dëmton turizmin, ekonominë dhe imazhin.

Këto janë recetat çmobilizuese dhe minidiversionet e një kryeministri që bën rolin e operatorit turistik, ose të guidës turistike që po i bien myshterinjtë.

Zoti Rama, që dikur tentoi ta merrte pushtetin me dhunë, predikon kundër saj, ndërkohë që Dhunën, atë të vërtetën nuk e ka parë fare. Nëse do të kishte opozitë të vërtetë përballë, ndoshta do të lutej me vete, që fraza “nuk ke parë gjë akoma” të mos artikulohej ndonjëherë.

Sa për temenanë ndaj vetes dhe imazhit për të cilin edhe jeton, ato duhen dëgjuar për atë që janë: sekrecione demagogjike të një të llastuari që e njollosi Shqipërinë me vulën e kanabisit dhe të krimit.

PS: I kujtojmë z. Rama se pas vitit 1997 ka patur shumë turistë që vinin në Shqipëri për të udhëtuar me furgona dhe për të qëlluar me kallashnikov. Përvoja unike janë edhe këto. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.