pergjigja ime

Kryeministri: Jam shqiptar(sot) dhe shëndoshë e mirë

Postuar në 22 Mars, 2019 15:57

"Përgjigja ime" e Kryeministrit Rama që ka qetësuar mbarë shqiptarët për shëndetin e tij duke sqaruar se ai është shqiptar, teksa në raste të tjera ka deklaruar se është kroat, apo italian. 

E provon njëherë edhe si operator turistik

Postuar në 07 Mars, 2019 23:28

Kam siklet t’u shpjegoj të huajve që pyesin si ka mundësi që opozita juaj e përçmon atdheun.

Ose: dhuna dëmton turizmin, ekonominë dhe imazhin.

Këto janë recetat çmobilizuese dhe minidiversionet e një kryeministri që bën rolin e operatorit turistik, ose të guidës turistike që po i bien myshterinjtë.

Nuk u fye nga Berisha. Thjesht luftë ndaj Thaçit për të qenë Lajmi në Tiranë

Postuar në 01 Shkurt, 2019 13:09

Dje në mbrëmje kryeministri Edi Rama doli në një videokonferencë, apo videoselfie për të shfryrë kundër Sali Berishës dhe akuzave të këtij të fundit për familjen e z. Rama. Dalja e z. Rama u përcoll live në disa televizione, ndonëse jo e plotë.

Askush nuk gjeti ndonjë arsye të vërtetë se përse kryeministri i Shqipërisë, i cili e prishi keq gojën dhe në të vërtetë ja tha të gjitha ish-kryeministri në sallën e parlamentit, duhet të dilte në orët e mbrëmjes për të shpërfaqur një gjendje të vetën ku ngatërrohej realja me aktrimin.

Video/Dëgjojeni Kryeministrin. Po shpjegon gjendjen e vet

Postuar në 31 Janar, 2019 22:55

Video/Nuk kërkoi falje, zgjodhi rrugën e Ramizit

Postuar në 07 Dhjetor, 2018 13:29

Zakonisht kryeministri Edi Rama kërkon falje kur e sheh punën keq. Kërkoi falje për Kushtetutën që e katandisi në një rreckë, u kërkoi falje kuksinaëve.

Por sot ai ka vendosur të përmbushet si politikan duke imituar Ramiz Alinë që 28 vjet më parë pranoi të takonte studentët që më pas u bënë pjesë e partive politike. Me këtë rast Rama ka shansin t'i vjedhë përfundimisht PD-së datën, 8 dhjetor, të cilën e ka uzurpuar si të vetën, ndonëse studentët e injoruan ftesën e tij për dialog në studio.

Unë për vete nuk jam hajdut! Ndaç besoni, ndaç jo

Postuar në 04 Tetor, 2018 19:56

Sot kryeministri Rama, ka zgjedhur që përmes rubrikës në Facebook, "Përgjigja ime", të japë një sqarim mbi ata që akuzojnë se politikanët janë të gjithë hajdutë. Më poshtë video e plotë:

Subscribe to RSS - pergjigja ime