As për kryeministër, as për president...

Postuar në 22 Mars, 2017 00:48

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje në studion e “News24” për një intervistë për aktualitetin politik. Ai ka dhënë disa përgjigje për zhvillimet kryesore mes të cilave atë se vettingu do të bëhet, se kërkesa për qeveri teknike as që diskutohet, për shkak se mandati i tij buron nga votat. Për koalicionin dhe rikonfirmimin e tij, Rama ka qenë i paqartë, nëse është në rrugën e një marrëveshjeje të re me Ilir Metën. Por ai ka qenë më i hapur kur ka folur për detyrën e kryeministrit, e cila sipas tij i takon partisë që del e para në zgjedhje. 

Kryeministri buron nga vullneti i popullit, ata zgjedhin partinë fituese dhe kryeministrin dhe koalicionin fitues. Se kush do jetë kryeministër këtë nuk e përcaktoj as unë dhe as Ilir Meta por vota e popullit…Nëse LSI del parti e parë, është normale të bëhet ai Kryeministër”, tha Rama.

Po kështu kryeministri ka deklaruar se “nuk ka negociata për emrin e tij si President, dhe nuk ka nevojë të ketë. Ne jemi koalicion dhe do bisedojmë kur të vijë koha”. Teknikisht, në momentin që flasim, Rama po thotë se Ilir Meta nuk është në diskutim as për kryeministër, as për president. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.