presidenti

Një populist i djathtë bëhet president i Argjentinës

Postuar në 20 Nëntor, 2023 13:07

Javier Milei, një populist i së djathtës, është zgjedhur presidenti i ri i Argjentinës. Mediat botërore e pagëzuan menjëherë si “Trumpi” argjentinas, për shkak të qasjes së tij radikale për të rregulluar  ekonominë e goditur nga inflacioni treshifror, një recesion i pritshëm dhe varfëria në rritje.

Niger, junta akuzon presidentin për tradhti të lartë

Postuar në 14 Gusht, 2023 16:34

Liderët e grushtit ushtarak të shtetit në Niger njoftuan se do ta ndjekin penalisht presidentin e rrëzuar, Mohamed Bazoum. Ky i fundit do të akuzohet për "tradhti të lartë" dhe "minim të sigurisë" të vendit, bëri të ditur në një njoftim televiziv junta ushtarake që ka marrë në dorë drejtimin e vendit.  

Një gjeneral i NATO-s në krye të Çekisë

Postuar në 28 Janar, 2023 17:37

Ish-gjenerali i NATO-s, Petr Pavel do të jetë presidenti i ri i Republikës Çeke. Ai ka mundur kundërshtarin e tij, miliarderin Andrej Babiš.

Sipas raportimeve në media, nga numërimi i më shumë se 90% të kutive të votimit, Pavel ka siguruar 57% të votave përkundrejt 43% të kundërshtarit të vet.

Gallatë oborri? 100 lopë për t’u martuar me Giorgia Melonin, ose “do pushtoj Nairobin”

Postuar në 06 Tetor, 2022 01:33

E shkarkon nga drejtimi i forcave të këmbësorisë, mandej e promovon si gjeneral me pesë yje. Kërkon falje për deklarimet e tij në tuiter, por kujton edhe “kontributet e tjera të tij”. Kjo situatë e pazakonë ka ndodhur në Uganda, ku presidenti Yoweri Museveni ka ndërmarrë veprime ndaj dajlit të tij, gjeneralit Muhoozi Kainerugaba, pasi ky shkruajti në profilin e tij në tuiter se duhet pushtuar Nairobi. Komenti provokoi shqetësime serioze. 

Bajram Begaj merr postin e Presidentit të Republikës

Postuar në 24 Korrik, 2022 19:19

Bajram Begaj ka marrë sot detyrën(postin) e presidentit të Republikës duke pasuar Ilir Metën. Begaj vjen nga detyra e Shefit të Shtabit të Ushtrisë dhe ka profesionin e mjekut. Meta përcolli sot një mesazh falenderimi për periudhën e detryës së tij, ndërkohë që me këtë rast në mjediset para Presidencës është zhvilluar edhe ceremonia e rastit.

Shinzo Aben e vranë, në Sri Lanka shqyejnë presidencën, i marrin edhe brekët kreut të shtetit

Postuar në 09 Korrik, 2022 21:27

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, njoftoi sot dorëheqjen disa orë pasi një turmë e acaruar njerëzish e përzuri atë nga rezidenca. 

Protestat ishin shprehje e një krize të zgjatur ekonomike të paprecedentë dhe turma e mbledhur në kryeqytetin Colombo kërkoi nga qeveria të marrë përgjegjësinë për keqmenaxhimin e financave kombëtare dhe situatën e keqe të furnizimit me ushqime dhe karburant. 

E quajnë demokraci/Në 2.8 milionë banorë, vetëm NJË e di kush do bëhet President

Postuar në 02 Qershor, 2022 09:51

Sali Berisha u shpall non grata nga ShBA më 19 maj të vitit të shkuar. Pak javë më vonë ambasadorja e ShBA u kujtoi shqiptarëve barin, nëse rendin pas tij. 

Muajt ikën, Berisha mori partinë, Lulzim Basha humbi pa nam e pa nishan, bari nuk duket asgjëkundi.

Të ndalojmë në dy pika: Lulzim Basha e largoi Berishën me vendim personal të amplifikuar me forcën e ShBA, në kundërvajtje të hapur me parimet e sistemit. Humbi. Për të na ilustruar se çfarë i ndodh forcës në duart e gabuara.

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani

Postuar në 28 Maj, 2022 16:11

Ish-presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka ndërruar sot jetë në moshën 56 vjeçare. Ai kaloi një moment traumatik gjatë pandemisë që duket se degjeneroi më tej simptomat dhe gravitetin e një sëmundjeje autoimmune nga e cila thuhet se vuante prej disa kohësh. Nishani ishte një figurë modeste e politikës shqiptare, por që ia doli të ruante veten të panjollosur nga llumi i akuzave për korrupsion dhe humbje ekuilibri, ndonëse ishte pjesë e vendimmarrjes kryesore.

Thirrje Parlamentit: Mos u nxitoni për Presidentin e ri!

Postuar në 14 Maj, 2022 19:21

Së fundmi në rrjet, ka shpërthyer debati për vajzat shqiptare të njohura që shkojnë në Dubai, të cilat akuzohen si eskorta të sheikëve.

Disa prej tyre kanë reaguar të revoltuara, duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

Një prej tyre është edhe modelja Anisa Mukaj, e cila ka çmendur sheikët me linjat e saj të zjarrta.

Galeria Fotografike…

Ethet e pushtetit të përjetshëm përfshijnë edhe Macron-in

Postuar në 15 Prill, 2022 18:24

Në garë për një mandat të dytë, Emmanuel Macron nuk duket se do të kënaqet me një pesëvjeçar tjetër në krye të presidencës franceze. Në një intervistë për “Point”, ai është shprehur në favor të mandatit shtatëvjeçar (aktualisht mandati i presidentit në Francë është 5 vjet). Macron e konsideron mandatin pesëvjeçar "ndoshta shumë të shkurtër për një epokë presidenciale në Francë”.

Pages

Subscribe to RSS - presidenti