Shpipëri Hesapi

Promemorie për popullin josocialist: Ne të majtët do votojmë prapë partinë tonë

Postuar në 13 Qershor, 2020 18:06

Dritan Hila, opinionist ndoshta i majtë, publikonte sot nje opinion përmes të cilit konfirmonte për pakicën e shqiptarëve, që janë jo të majtë ndoshta, se uniteti i socialistëve është ai që ka qenë.

Sa i takon atyre që ofshajnë se Rilindja nuk përfaqëson socialistët e vërtetë, është thjesht muhabet kafeneje dhe fejsbuku. Janë si ofshamat e komunistëve që në ’91-shin dhe ’92-shin votonin PS-në, megjithëse ajo nuk kishte asgjë të përbashkët me partinë ku kishin aderuar me grushtin lart, e votonin dhe votojnë në rresht.
 

Nuk e kam thënë atë që kam thënë(video)

Postuar në 11 Qershor, 2020 18:49

Paketa e tretë? Po...Jo. 

Pas 25 vjetësh plaçkitjeje, Kadastra nis regjistrimin e koçofoleve në Bregdet

Postuar në 10 Qershor, 2020 12:12

Kadastra shqiptare ka nisur procesin e regjistrimit të pronave në Bregdet. Në këtë kuadër kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka deklaruar ndër të tjera për ATSH-në se:

Pasi uli pantallonat, opozita zbulon se ky është izoluar nga ndërkombëtarët!

Postuar në 09 Qershor, 2020 18:36

Rama është i izoluar edhe nga ndërkombëtarët.

Ky është titulli i një lajmi në një nga mediat e opozitës. 

Titull që të bën për të qeshur dhe që tregon derexhenë e të ashtuquajturës opozitë. Sepse askush nuk thotë se nga është izoluar tjetër Rama, pasi opozita për ta thënë troç: I uli brekët.

Por ky theksim zbulon mendimin e vërtetë brenda opozitës për suksesin politik. Revolucionarët janë tredhur dhe kanë sytë nga buzëqeshjet e diplomatëve të cilëve deri më dje u tregonte popullin. 

Të mësojmë të gjithë nga shembulli i Ardit dhe Zaidës

Postuar në 07 Qershor, 2020 21:37

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ishte sot lajmi i ditës. Ai u shfaq në një foto me qytetaren Zaida Çobo, të cilën e përgojoi në Komision Parlamentar e të cilës i ka kërkuar falje. Më vonë Çobo deklaroi se do të tërhiqte edhe padinë, sepse siç citohet të jetë thënë ajo “jemi njerëz mbi të gjitha". 

Bashkëqeverisin edhe pse i hedhin plehra njëri-tjetrit

Postuar në 05 Qershor, 2020 16:42

Lexoni sesi kryeministri i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, Edi Rama është indinjuar nga politika e baltës që ndjek opozita shqiptare.

Amballazhi i politikës së jashtme të shqiptarëve

Postuar në 04 Qershor, 2020 12:43

Qeveria e re e Kosovës ka si kryeministër Avdullah Hotin, por si markë të vetën imazhi, ministren e Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla. Zonja në fjalë do të drejtojë Ministrinë e Jashtme të një vendi që ka probleme thuajse ekzistenciale me fqinjët dhe jetike me komunitetin ndërkombëtar, një pozicion për të cilin pritet të ketë vëmendje dhe seriozitet maksimal.

Shtatzanitë e zgjatura me reformën zgjedhore

Postuar në 03 Qershor, 2020 23:33

Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme.

Kështu është shprehur sot në mbrëmje kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pak para tij foli ambasadorja amerikane që sipas raportimeve të ndryshme ka negociuar gjatë kësaj kohe me të tri partitë kryesore. 

Faleni Drejtuesin Madhor të Policisë. Atë nivel ka

Postuar në 02 Qershor, 2020 14:23

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në mbrojtje të drejtorit të Policisë, Ardi Veliu për publikimin e videos ku shfaqej nëna e një të dhunuari nga policia. Mbrojtja e kryeministrit për policin e vet kryesor ishte kjo:

Së pari më lejoni ta sqaroj që sigurisht që drejtori i policisë, që kam konsideratën më të lartë për integritetin, profesionalizimin dhe për rezultatet ka gabuar, pa diskutim, e them pa asnjë rezervë, ka gabuar, por jam më i pritur t'i besoj ndjesës së tij publike dhe sqarimit që dha, sesa të gjithë moralistëve të mexhlisit të këtij vendi.

Një fantazmë më shumë

Postuar në 31 Maj, 2020 13:58

Teatri i Operas e Baletit të Shqipërisë që ka nxjerrë yje me famë botërore, sot ka hyrë në Europë me hapësirën e kushtet e reja dhe skena me sallën e saj nuk është më një vrimë e ftohtë për artistët dhe publikun, po një vatër kënaqësie për krijuesit dhe dashamirët e atij teatri.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi