Shpipëri Hesapi

Cilët ekspertë po vendosin për maskat në rrugë?

Postuar në 20 Tetor, 2020 11:53

Gjoba për maskën në rrugë është një mjet për të sensibilizuar qytetarët.

Kështu ka deklaruar sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili edhe këtë dalje e ka rregulluar që ta bëjë si formë replike ndaj presidentit të vendit, Ilir Meta.

Veliaj thotë se "kauza" e PD-së me inceneratorët është gjoba e papaguar nga kompania

Postuar në 15 Tetor, 2020 21:17

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj Veliaj është përgjigjur sot ndaj akuzave të Partisë Demokratike për çështjen e inceneratorit. Në fakt z. Veliaj ka zbardhur apo përsëritur atë që thuhet lart e poshtë nëpër Tiranë: kauzat e PD-së janë një mënyrë për të vënë gjobë. Kështu që në vend se të përgjigjet si kryebashkiak, z. Veliaj ka replikuar si subjekt në tentativë i gjobvënies. Përgjigja e tij ndër të tjera:

Maska me detyrim jo vetëm për CoVid-19. Një akt normativ që bën pronare qeverinë për marrjen e ajrit

Postuar në 14 Tetor, 2020 14:39

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka njoftuar sot hyrjen në fuqi të mbajtjes së detyrueshme të maskës për të gjithë qytetarët mbi 11 vjeç. Në daljen e vet Fico ka deklaruar se për qeverinë shqiptare maska duhet mbajtur kudo me detyrim, duke shtuar në mënyrën më arrogante të mundshme se edhe ata që e kanë kaluar Sars CoVid-19 duhet ta mbajnë maskën për t’u ruajtur nga agjentë të tjerë respiratorë(minuta 3.07).

Koha për një gjobë për prezervativin. Vjelja të bëhet përmes faturës së ujit

Postuar në 10 Tetor, 2020 13:26

Kryeministri ka dalë edhe sot për të bërë tellallin e masave të reja shtrënguese. Zoti Rama ka njoftuar se do të ketë gjoba për mosmbajtje maske dhe se madje këto gjoba do të vilen te fatura e dritave.

Mos u mërzisni se për Ju xhaxhi Edi do të ndërtojë 4 aeroporte

Postuar në 09 Tetor, 2020 17:54

BIRN publikon sot një reportazh me titullin: Nxënësit në një fshat të Klosit bëjnë autostop për në shkollë. Ja një pasazh nga reportazhi me autor Sami Currin:

Është ora 6.30 e mëngjesit e një dite me shi në fund të shtatorit. Një duzinë me nxënës nga klasa e parë në të 9-tën nga fshati Plani i Bardhë në Klos – të fshehur poshtë çadrave ndonjëherë më të mëdha se ata vetë, pasi kanë ecur 20 minuta kanë ndaluar buzë rrugës Dibër-Tiranë…

Historikisht dështakë kronikë, zyrtarisht Asnjëherë

Postuar në 09 Tetor, 2020 02:56

Gazeta greke “Kathimerini” publikon sot një shkrim të Apostolos Lakasas që referon nga ana e vet një studim të Autoritetit Helen për Cilësinë në Arsimin e Lartë, sipas të cilit Greqia nuk është në gjendje tërheqë profesionistët e talentuar. Raporti vë në dukje disa arsye ku p.sh bie në sy e dhëna se për shkak të krizës së fundit ekonomike, rreth 450 mijë profesionistë nga Greqia, pra persona të diplomuar u larguan jashtë vendit për arsye të papunësisë, uljes së pagave dhe

Filloi gallata e zgjedhjeve

Postuar në 06 Tetor, 2020 23:29

Vendi po hyn në fushatë elektorale dhe siç po shihet do të kemi rastin që fytyrën e Kryeministrit dhe të ashtuquajturve kundërshtarë politikë të tij do ta shohim shpesh e më shpesh.

Harareti i dy luanëve të politikës. Vetëm për pasuritë nuk folën ndonjëherë

Postuar në 05 Tetor, 2020 17:30

Po lexojmë të gjithë se Shqipëria është trazuar nga sherri i dy luanëve të politikës: presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Njëri thotë e qeveria po dëmton Shqipërinë, tjetri ia pret se po i hyn në borxh shqiptarëve duke ngatërruar punë.

Abc-ja e gazetarisë "moderne": Titulli shpiket

Postuar në 01 Tetor, 2020 01:43

KPD-ja vazhdon dhe me Mjedisin

Postuar në 25 Shtator, 2020 15:54

Sot kryeministri i vendit, që përgjigjet për drejtimin ekzekutiv të vendit, ka përsëritur të njëjtën shfaqje që politika e këtij vendi vë në punë sa herë vetëpërfshihet në gjobitje reciproke. Një ditë më parë, presidenti i vendit, dominus Tomorri, u shfaq shumë i shqetësuar për Vjosën dhe luginën e  saj të cilën kërkoi ta shpallë Park Kombëtar.

Sot këtij shqetësimi, nxitoi t’i përgjigjet kryeministri, ky artist me vizione ditore dhe kalimtare që ka hedhur romuzin gjithë kuptim:

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi