Harareti i dy luanëve të politikës. Vetëm për pasuritë nuk folën ndonjëherë

Postuar në 05 Tetor, 2020 17:30

Po lexojmë të gjithë se Shqipëria është trazuar nga sherri i dy luanëve të politikës: presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Njëri thotë e qeveria po dëmton Shqipërinë, tjetri ia pret se po i hyn në borxh shqiptarëve duke ngatërruar punë. Presidenti ka gjetur kohë të flasë për situatën kritike të vendit: Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët: Shpopullimin, veçanërisht largimin masiv të të rinjve. Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale

Kësaj vërejtjeje kryeministri i luksit dhe artit i përgjigjet me ndërtime fasadash, shkollash dhe vizitash në pulari a biznese të tjera. Na thonë se shqiptarëve nuk ua hedh dot për politikë, por nëse është kështu pse pakkush e kupton se çfarë kanë këta të dy me njëri-tjetrin?

Pse ne nuk arrijmë ta kuptojmë hararetin që kanë? Se për ne nuk po zihen është e qartë. Këta të dy plotësojnë fatkeqësinë tonë të përbashkët, në një gjitoni sherresh dhe thashethemesh që të çon padashur në një ngjashmëri të tillë saqë të mbetet të thuash: ka gjetur tenxherja kapakun. Sesa është e vërtetë është një gjë e tillë këtë mund ta kuptojmë se pas gjithë këtyre akuzash, asnjë herë të vetme këta të dy nuk folën për pasuritë që kanë vënë ndër vite. Njëri hamendëson për drogën, e tjetri për vila me 11 banja. Kaq është e gjitha që na lejohet të shohim.

Sa më e madhe zhurma që bëjnë, aq më mirë për të gjithë, edhe pse nuk e kanë luksin që të dehen ndonjëherë e ta lëshojnë gojën për ndonjë gjë me zarar. Ndaj le të lehin pasi lehja është teatri e një stresi që ka të bëjë me këtë vend vetëm në raport penal. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.