KPD-ja vazhdon dhe me Mjedisin

Postuar në 25 Shtator, 2020 15:54

Sot kryeministri i vendit, që përgjigjet për drejtimin ekzekutiv të vendit, ka përsëritur të njëjtën shfaqje që politika e këtij vendi vë në punë sa herë vetëpërfshihet në gjobitje reciproke. Një ditë më parë, presidenti i vendit, dominus Tomorri, u shfaq shumë i shqetësuar për Vjosën dhe luginën e  saj të cilën kërkoi ta shpallë Park Kombëtar.

Sot këtij shqetësimi, nxitoi t’i përgjigjet kryeministri, ky artist me vizione ditore dhe kalimtare që ka hedhur romuzin gjithë kuptim:

Jam dakord me Ilir Metën që e ardhmja nuk është shkatërrimi, po sa mirë do kishte qenë sikur ta kishte mbrojtur Valbonën nga shkatërrimi kur ishte zv.shef i qeverisë së Saliut, siç mbron sot Vjosën nga rreziku imagjinar i hidrocentraleve që nuk do të ndërtohen! Qeveria jonë e ka shpallur Park Kombëtar Vjosën e lartme.

Ministria jonë e Mjedisit ka refuzuar zyrtarisht të japë leje për projekte HEC-esh në Vjosën e poshtme që do të integrohet me Parkun!

Vala shkatërruese e qeverisë së vjetër mbi lumenjtë në tërësi është zmbrapsur ka kohë

Ky kryeministër që duket se i ka mbushur mendjen vetes se është fatbardhësia e Shqipërisë, nuk denjoi për asnjë çast të përgjigjet me ata që për vite të tëra kanë ngritur shqetësimin për Vjosën. Ka heshtur për të vijuar me vendimet që ka dhënë apo ka miratuar, duke e gjetur replikën e vet në komoditetin që të jep një njeri me dosje mjedisore si Ilir Meta.

Diçka pardoksale kjo kur kujton sa e sa herë që z. Rama e ka karakterizuar veten si shërbëtor të popullit dhe vendit. Do të ishte minimumi për një shërbyes zelltar si ai të përgjigjej për gjëra që kalojnë për nga rëndësia zullumin e një mandate, qoftë ky edhe flama e Rilindjes së sojit të tij.

Nga ana tjetër, edhe kjo replikë e rreckosur e shakaxhiut të Përparimit, do të kishte kuptim nëse do të kishte veprime serioze ndaj shkelësve të ligjeve për mjedisin dhe territorin. Nëse do të kishte së paku një politikë për ndalimin e tyre. E kundërta ndodh. Kjo është qeveria e ligjeve për investime strategjike, e politikës 1 euro për qindra ha, e komiteteve dhe agjencive, e përqendrimit të vendimmarrjes, ku shokë, miq, kushërinj dhe kollitës profesionistë janë përhëerë në linjën e parë të investimeve që nuk pyesin as për të drejtë prone e hipoteke.

Ndaj replika e z. Ram ndaj z. Meta është ilustrim i politikës “më të mirë se unë s’gjeni”, kjo thjesht për faktin sepse janë të gjiithë njësoj. Atëherë kur zotërisë I bie bytha në ujë, pra kur nuk ka mundësi ta njollosë, aop hetojë origjinën politike të një reagimi, vrapon si qen i rrahur duke improvizuar gjithfarë çudish dhe karagjozllëqesh. Kujtoni protestën e studentëve, apo atë në rrugën Durrës – Kukës për ta kuptuar fatkeqësinë që përfaqëson ky individ.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.