Në Vëmendje

Hakerohen edhe të dhënat e kompanisë One

Postuar në 25 Dhjetor, 2023 13:25

Grupi i hakerave iranianë, “Homeland Justice”, kanë siguruar akses në të dhënat e kompanisë “One Albania”. Në llogarinë e tyre në “Telegram”, ata njoftuan se kanë fshirë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura. Sipas tyre, të dhënat do të publikohen së shpejti.

Misioni ka filluar (DDMC)

Gjykata Kushtetuese pezullon ratifikimin e Protokollit me Italinë për emigrantët

Postuar në 13 Dhjetor, 2023 18:11

Gjykata Kushtetuese  ka pezulluar ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët. Në një njoftim të publikuar sot, Kushtetuesja bën me dije se pas marrjes në shqyrtim të padisë së deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, automatikisht pezullohet ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend, që pritej të bëhej nesër më 14 dhjetor. Kjo do të thotë se deri në një vendim përfundimtar nga Kushtetuesja, s’mund të kemi votim në Kuvend të marrëveshjes. Ndërkaq padia pritet të shyqrtohet më 18 janar në orën 10:00. Në njo

Krizë besimi te Demokracia edhe në Perëndim. Sondazhi: Duhet ndryshim radikal!

Postuar në 11 Dhjetor, 2023 14:55

Besimi te funksionimi i demokracisë në Perëndim është në rënie. Një sondazh i kryer në shtatë vende të Perëndimit evidenton rënien e theksuar edhe në krahasim me pesë vjet më parë.

Afërsisht shtatë në çdo 10 amerikanë thonë se gjendja e demokracisë ka rënë në vitet e fundit, ndërkohë që 73% e atyre që u pyetën ndajnë të njëjtin opinion në Francë. Në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 6 në çdo 10 të pyetur, thanë se demokracia po funksiononte më keq sesa pesë vjet më parë

Akuza e SPAK për inceneratorin e Tiranës

Postuar në 09 Dhjetor, 2023 13:53

Më poshtë akuza e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion për Inceneratorin e Tiranës:

SPAK? Pakicë e zhurmshme!

Postuar në 09 Dhjetor, 2023 12:34

Lajmi tani ka dalë. SPAK ka lëshuar 15 urdhër arreste për çështjen e inceneratorit të Tiranës mes të cilëve figuron edhe një drejtor i rëndësishëm i Bashkisë së kryeqytetit. Interesante megjithatë që ky drejtor të ketë firmosur për një vepër prej million eurosh pa dijeninë e titullarit të institucionit. Megjithatë duhet pritur ende të shihet akuza dhe formulimi i saj për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.

Tirana përtej jetueshmërisë/Geto dhe 12% e sipërfaqes e urbanizuar në 30 vjet

Postuar në 03 Dhjetor, 2023 21:24

Në 30 vitet e fundit, Tirana ka bërë ekspansion urban të barabartë me 12% të sipërfaqes rajonale. Me një ritëm të tillë, urbanistët parashikojnë që në 50 vitet e ardhshme, i gjithë rajoni do të mbulohet me ndërtime. Aktualisht, sipas Artan Kacanit, urbanist dhe lektor pranë universitetit Polis, Tirana si qytet është rritur përtej jetueshmërisë. Përqendrimi i gjithë densitetit urban në qendër do të sjellë, sipas tij, pasoja të rënda. 

Mbetjet, një aferë nga Italia

Postuar në 29 Nëntor, 2023 21:53

Në vitin 2014, me synimin për t’i kursyer mbi 3 miliardë euro buxhetit të shtetit, qeveria italiane prezantoi planin për reduktimin e filialeve publike. Dy vjet më vonë u miratua një ligj i ri, i cili parashikon që një administratë publike mund të krijojë, të blejë ose të mbajë një shoqëri filial vetëm nëse i përgjigjet arsyeve të interesit publik ose qëllimeve të veta institucionale. Administratat kanë detyrimin të shesin, mbyllin ose bashkojnë aksionet e tyre nëse janë në kompani:

1) pa punonjës;

Zyrtare/Greqia: Betimi i Belerit parakusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Postuar në 29 Nëntor, 2023 13:54

Greqia ka zyrtarizuar qëndrimin e saj kundër negociatavae të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse vendi ynë nuk përmbush kushtin e betimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Kjo shëmti duhet të marrë fund!

Postuar në 24 Nëntor, 2023 13:37

 

-Çfarë është 28 nëntori?

Festa e Pavarësisë. Më 28 nëntor Ismail Qemali shpalli pavarësinë në Vlorë.

-Kush ishte tjetër?

Disa besnikë të tij

Cikli menstrual, sëmundje e paguar

Postuar në 13 Nëntor, 2023 22:19

Deputeti socialist, Erion Braçe, i propozoi Ministrisë së Shëndetësisë që periudha e ciklit menstrual të merret me raport shëndetësor të paguar nga buxheti i shtetit. Braçe propozoi edhe përjashtimin nga TVSH të paketës higjeno-sanitare të grave dhe vajzave.

« A ka mundësi që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundjeje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit, sepse po e konsiderojnë sëmundje. Është mirë që kjo iniciativë që duhet kalkuluar, të përfshihet në nismat tuaja », tha Braçe.

Pages

Subscribe to RSS - Në Vëmendje