Krizë besimi te Demokracia edhe në Perëndim. Sondazhi: Duhet ndryshim radikal!

Postuar në 11 Dhjetor, 2023 14:55

Besimi te funksionimi i demokracisë në Perëndim është në rënie. Një sondazh i kryer në shtatë vende të Perëndimit evidenton rënien e theksuar edhe në krahasim me pesë vjet më parë.

Afërsisht shtatë në çdo 10 amerikanë thonë se gjendja e demokracisë ka rënë në vitet e fundit, ndërkohë që 73% e atyre që u pyetën ndajnë të njëjtin opinion në Francë. Në Mbretërinë e Bashkuar më shumë se 6 në çdo 10 të pyetur, thanë se demokracia po funksiononte më keq sesa pesë vjet më parë

citon “Politico” sondazhin e “Ipsos” të kryer në muajin shtator të këtij viti.

Në Kroaci, Itali, Poloni dhe Suedi pakënaqësia për mënyrën sesi funksion demokracia në vendin e tyre shkon në masën 50%, ndërkohë që një shumicë e madhe pohon se sistemi është manipuluar që të punojë në favor të të pasurve dhe të fuqishmëve dhe se nevojitet një “ndryshim radikal”.

Problematike është situata edhe me institucionet e BE-së, për të cilat votuesit europianë nuk kanë tagër të drejtpërdrejtë, çka ka sjellë një erosion serioz të besimit. Çështja është jetike në një botë ku presionet sistemike sa vijnë e rriten për shkak se konkurenca ekonomike po evidenton se suksesi dhe progresi nuk është privilegj i lirisë dhe të drejtave vetëm.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.