Zyrtare/Greqia: Betimi i Belerit parakusht për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Postuar në 29 Nëntor, 2023 13:54

Greqia ka zyrtarizuar qëndrimin e saj kundër negociatavae të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, nëse vendi ynë nuk përmbush kushtin e betimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Gazeta greke “Kathimerini” njofton se gjatë një takimi sot mes ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, pala greke ka depozituar një notë me shkrim përmes së cilës deklaron se betimi i Belerit, aktualisht në pritje të gjykimit, do të jetë një parakusht për të ardhmen e procesit të pranimit të Shqipërisë në BE.

Kështu një çështje e stisur në zgjedhjet e fundit lokale, në kushtet e një fitoreje të të qartë të shumicës ka prodhuar një situatë politike dhe diplomatike krejtësisht joproporcionale dhe të panevojshme vetëm e vetëm për trillet e një njeriu të vetëm në Tiranë. Që kësaj radhe nuk ua gjeti dot anën europianëve me miklimet e zakonshme dhe banale që funksionojnë zakonisht.

Comments

Submitted by Vlora 97 (not verified) on

Po greqia nuk perfaqeson gjith europen.
Pse thua nuk ua gjeti anen "europianve".
Apo hajde mo

Submitted by Asterisk (not verified) on

Gazeta greke “Kathimerini” deklaron ....

Dikush ferkon duart se gazeta e mullixhiut shkoi me vjehrren e komshiut i thone kesaj. Nderkohe mielli mbeti pa bluar dhe nusja ne TR ngrohet para zjarrit duke parer krushqit e Evropes qe gajasen me komplotet e vogla ballkanike te disa hajduteve te veckel qe zihen per kocken e rradhes.

Nejse, ku e lame? Te Bejleri? Rama vetem sa po i rrit pazarin Bejles, do ta nxjerri nga biruca sic ka dale cdo allvanos tjeter me te njejtat akuza, dmth do marri dhe demshperblimin perkates nga taksapaguesit perkates...

Submitted by Qerratai (not verified) on

Si more Astar te iku gazeta pa e kapur? Shume ndodhi te bukur coc shkrove. Dergoja edhe Bilerit atje ne burg ku po tall bolet me Ramen.
Po ajo vjehrra mos eshte gje moma Rames apo e jotja?

Submitted by Asterisk (not verified) on

Qerr-ata, syte nga qerrja ti! Nuk te takon te futesh ne muhabet si 7 ne 13. Lexoje dhe njehere ate qe kam shkruar, por me laps e leter e jo maje qerres sic e ke lexuar. Vjehrra eshte moma e te gjithe neve qe e telendisin me rradhe ata qe qerret nuk i kane vetem per te kapur lepujt si puna jote. Prandaj kujdes kur e drejton hostenin se mund te te futet ne ndonje vend te keq.

Submitted by Qerratai (not verified) on

Muhabet grash je duke bere dhe te jap te drejte te llomotisesh. Vazhdo avazin ditor se ke hypur ne maje te Thanes o e ema e Zeqos.

Submitted by Eri (not verified) on

Do te pranoje Rama afrikane nga gjithe Evropa kendej e tutje, ne menyre qe te gjithe te binden qe Rama eshte me evropian se Micotaqis.

Beni trendafilat gati, shqiptare. Aty te porti dilni me lule ne dore, aty ku ju therret partia. Pushteti te na rroje sa malet!

Submitted by Pinoku (not verified) on

Pse jo Eri.
Afrika ky kontinent me origjine Iliro Pellazge qe edhe emrin e ka Shqip. Afer- ika. Te paret tane shkuan atje dhe perhapen dijen dhe kulturen tone me aq sa munden, sic bene edhe fiset Kalashe ne Pakistan, ne kohen e Aleksandrit te madh.
Biles, edhe sot midis fiseve afrikane ka emra me origjine Ilire, si Goni, Bard, Tuta, Taul etj etj.
Marok = Marr Rrokuk.
Egjipt = e gjet
Mauritani = Marr uri tani

Te jemi krenar qe pasardhesit e paraardhesve tane vine tek ne dhe gjejne strehe, sic gjejme edhe ne kur shkojme me gomone ne UK

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.