Kjo shëmti duhet të marrë fund!

Postuar në 24 Nëntor, 2023 13:37
Skerdilajd Zaimi

 

-Çfarë është 28 nëntori?

Festa e Pavarësisë. Më 28 nëntor Ismail Qemali shpalli pavarësinë në Vlorë.

-Kush ishte tjetër?

Disa besnikë të tij

Kaq është njohuria e një fëmije të shkollës 9-vjeçare për atë që na është thënë se është Festa e Pavarësisë. E cila nuk është e tillë historikisht, por vetëm simbolikisht. Provoni të pyesni një fëmijë të së njëjtës moshë për Harry Potter, apo ndonjë film vizatimor, apo edhe ndonjë libër tjetër që është në modën e kohës. Mundet edhe të ta riprodhojnë të plotë. Mjafton vetëm një episod i tillë për të kuptuar disproporcionin e madh dhe thelbësor mes mënyrës sesi festohet Festa e Pavarësisë në shkolla, me njohuritë përkatëse mbi të. Nuk po përmendim fare këtu dijen kritike, pasi 28 nëndori është një lloj Meke, së cilës nuk i qaset kush në mënyrë objektive.

Flamuj të shumtë, shumë flamuj; në bluza, në mure, në kangjella shkolle. Këngë “patriotike”, folklorike, kënduar nga kore të improvizuar fëmijësh që çirren pa kuptuar mirë se çfarë po thonë e se çfarë po bëjnë. Një festë histerike e nacional-turbullirës që përshkron vetëm fëmijët, ndërkohë që prindërit fotografojnë kardyzenin e rastit, edhe pse nuk gëzojnë më asgjë në këtë vend. Veç lumturisë së fëmijëve që shkojnë mirë në shkollë. Nëse kjo shkollë është.

Është e vështirë të mos irritohesh nga kjo rrëmujë festive që nuk përcjell asgjë në mendjen e fëmijëve veç gëzimit të një dite pushim. Kush e ka moshën mund të kujtojë se kështu gëzonim edhe ne kur ishim fëmijë me këngët dhe recitimet partiake dikur, edhe pse muri i heshtjes së prindërve nuk shpjegonte asgjë dhe as deshifronte për një fëmijë se pse gëzimi niste e mbaronte në muret e shkollës.

Shkolla! Ja një hapësirë problematike, më problematikja në Shqipëi. Një mjedis I zoopsikologjisë njerëzore shqiptare, ku përgatiten majmunë të pispillosur dhe kokëboshë që nuk mësojnë asnjëherë siç duhet, as atë çfarë me të vërtetë duhet. As edhe atë mësimin patriotik dhe nacionalist për të cilin investohet kaq shumë rekuizitë dhe dekor festiv.

Çfarë duhet të bëjë prindi përkundrejt kësaj shëmtie të organizuar? Përkundrejt kësaj feste që është marshi funebër i çdo dijeje reale? Por edhe etike mbi shkollimin në vetvete?

Nuk mjafton qoftë edhe vetëm një Flamur dhe shumë më tepër informacion mbi 28 nëntorin? Historinë tonë? Me mjetet multimediale të sotme një gjë e tillë në aspektin pedagogjik është shumë e mundshme dhe me pak kosto. Siç është e nevojshme dhe e mundshme që edhe mësimi i gjuhës shqipe të përshtatet me kohën për të mos e vendosur prindin para paradoksit të lumtur dhe të zi, që fëmija i tij di më mirë dhe asimilon më shpejt anglishten sesa shqipen e dërrasës së zezë dhe diktimit.

Nuk është puna te mohimi i historisë siç mund të rendin të bërtasin ata që e kanë zanat denoncimin e tradhëtisë dhe tradhtimeve, por te celebrimi i historisë në mënyrë festive nga qenie të ndërgjegjshme dhe jo nga automatë kuqezi të cilëve u rri keq tashmë kjo dasëm e shëmtuar e një narrative që nuk gjen më vend në shekullin tonë.

Shqiptarët kanë qenë luftëtarë, jo ushtarë - një vërejtje kjo me shumë vend e disa të huajve që jetuan këtej. Ndaj edhe uniforma e ushtrisë popullore i shmëtoi aq shumë imazhin e shqiptarit që vetëm një shekull më parë kishte qenë subjekt i pikturës europiane për karakterin e vet dhe pamjen egërshane dhe aq elegante. Këtë po bën në të vërtetë edhe kjo tallava fshatareske e një nacionalizmi pa formë, pa kuptim dhe pa brendi.

E një nacionalizmi të uzurpatorëve të vendit të elitës, të cilët për shkak se nuk dinë të modifikojnë, korrigjojnë dhe ndryshojnë sipas kohës, riprodhojnë. Riprodhojnë të njëjtën këngë. Ne duhet ta kuptojmë më në fund se antipatia ndaj nesh nuk është edhe aq Etnike, por Etike. Sikurse i tillë është edhe Tëhuajëzimi i njerëzve të “gjakut tonë” të cilëve sot u kërkojmë rrënjët e u kërkojmë llogari se pse mohojnë origjinën. Kur në fakt ata duan të distancohen nga NE dhe shëmtia që përfaqësojmë.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ke harruar te shtosh edhe korin e te "uriturve" qe bejne tifozllek per palonen qe shkelmojne futbollistet e kombetares qe, mezi presin te cirren per ymetin dhe yqymetin me te rraskapitur dhe drobitur ne Dunja.
Ate pak civilizim qe kishin tifozet arrnaut, ua kane grabitur dhe shuar iliteralet kosovare qe, ne emer te patriotizmit fallco mbulojne djallezite e tyre. Keta te fundit per pese leke te flliqura t'a rrasin dhe te shesin ne tregeti e ortakeri, nuk te njohin e sa ua ndjen se cili je.
Ndyejne e perlyejne nje popull te tere (ate te Shqiperise) me parrullat idioteske dhe urrejtese per shiftari e lashtesi.

Zoti eshte shqiptar....ll
Epo shqiptaret nuk duan te jene shqiptar. Ne Evrope e kudo kur i pyesin thone se jane Italian ose greke. Gjuhen shqipe po e bastardizojne me inglizma. Armiqte e kesaj gjuhe jane gazetaret dhe moderatoret e TV-ve.
Kosovaret deri sa ishte Jugosllavia thonin se ishin jugosllave, vetem e vetem sepse shqiptaret mbas 90tes po shetisnin dhe emigronin ne Europe dhe ua zune vendin "kosovo-albanve" te Jugosllavise. Xhelozi dhe smire me plangeprishjeje qe cdo kosovar e tregonte me mllef, nga Gjermania deri ne Norvegji dhe kampe refugjatsh.

Del se kush beson ne Zot, merr opium. Dhe Enveri me te drejte thoshte se feja eshts opium per miletin.
Shqiptaret ne cdo treg te Botes po bejne namin duke shitur droge -opium, e kane pervetesuar edhe Zotin.
Shqiptaria, ky monster qe po pjell dreqin me kuc e me mac perfshi ketu injorancen dhe babezine. Ky milet qe kurre nuk ka qene i pavarur sepse nder shekuj ka qene dhe eshte skllav, vecanerisht i debilizmit te tij ekstrem.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po ku i ke gjet gjithe keto men mer qerrata, apo keshtu ke lindur direkt.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Je me vonese qytetaro, pra jo objektiv...

Submitted by Eri (not verified) on

Jemi bere kombi i qoftengrenesve dhe parakaluesve. Ku do qe ka shqiptare vetem patriote te cilet pjekin qofte dhe me orgnizojne parada (si ato te Benito Musolinit dhe Joanis Metaksas) do te gjesh.

Shtet i ahengut dhe ambalazhimit total te trurit eshte ky. Erjon Veliaj ka nevoje urgjente per mesime te shqipes elementare. Ka dhjete vjet qe ne cdo tubim thote te njejtat fjale: ecim vetem perpara. Ky kryebashkiak ose eshte makineri e kurdisur ose nuk di shqip. Si ka mundesi qe te thote te njejtat fjale vit per vit?

Cilet jane keta fukarenj shpirterore qe nga gjithe menyrat me te cilat nje komb kultivohet, kane zgjedhur paradat dhe pjekjen e qofteve si shfaqjen sublime?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po cfare shqipe te dije ky i ziu, eshte bastard i Ahmedinaxhadit, me mire flet farsi, iraniance dmth...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.