Firmoset marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë

Postuar në 17 Qershor, 2018 11:35

Dy qeveritë e Greqisë dhe të Maqedonisë kanë nënshkruar sot përmes kryeministrave, Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev marrëveshjen dyplaëshe që i jep fund debatit shumëvjeçar për emrin. Marrëveshja është firmosur në fshatin Psarades pranë liqeit të Prespës së Madhe dhe në ceremoni kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarë të OKB-së dhe të BE-së.

Kjo është një marrëveshje me përfitim të ndërsjellë që respekton plotësisht vlerat dhe parimet e popujve

tha kryeministri grek, Alexis Tsipras. 

Edhe partneri i tij maqedonas, Zaev, ka vlerësuar dokumentin, që sipas tij i kthen të dyja vendet në aleatë. 

Vetëizolimi nuk i shërben askujt

tha Zaev. 

Marrëveshja në fjalë, që sanksionon emrin ndërkombëtar Republika e Maqedonisë Veriore, për fqinjin tonë lindor, duhet ratifikuar nga të dy parlamentet, ndërkohë që në Greqi ka patur shumë debate dhe kundërshti. Nëse ajo kalon, do të ishte më së paku një fitore personale për dy kryeministrat dhe një sukses i diplomacisë amerikane që qëndron pas saj. 

Së fundmi nga ShBA Greqia po konsiderohet si një ndër shtyllaybe interesave amerikane dhe stabilizimi i saj duket se po merr mbështetje të madhe nga Washingtoni.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ajo puna e Veriores ne emer eshte si puna e kosit te ajo historia me ate punen dhe me kosin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.