Pavarësisht vetting-ut, zgjedhjeve të qershorit, etj…

Postuar në 14 Dhjetor, 2016 16:30
Eduard Zaloshnja

Palët në Tiranë vazhdojnë debatin nëse është vetting-u kusht kryesor i çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, apo zgjedhjet e qershorit; nëse Shqipërisë i kërkohet 1 kusht e 5 prioritete,  apo 2 kushte e 7 prioritete.

Por e kanë të kotë -- edhe sikur Shqipëria të plotësojë 15 kushte e 17 prioritete, çelja dhe, ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE do të varet nga gjërat që do të ndodhin në Europë e në botë në vitin në vazhdim.

Çelja dhe, ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Marine Le Pen fiton zgjedhjet presidenciale në Francë ose nëse François Fillon i fiton ato duke premtuar moszgjerimin e BE-së.

Çelja dhe, ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Geert Wilders fiton zgjedhjet parlamentare në Hollandë ose nëse Mark Rutte i fiton ato duke premtuar moszgjerimin e BE-së.

Çelja dhe, ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për antarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Frauke Petry fiton zgjedhjet parlamentare në Gjermani ose nëse Angela Merkel i fiton ato duke premtuar moszgjerimin e BE-së.

Çelja, dhe ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Beppe Grillo / Matteo Salvini fiton zgjedhjet parlamentare në Itali ose nëse Renzi/Berlusconi i fiton ato duke premtuar moszgjerimin e BE-së.

E kështu, nëse-të mund të vazhdojnë me rradhë në Europë, sepse mjafton vetoja e njërit prej 27 shteteve anëtare, për të bllokuar procesin e negociatave për futjen në BE (Turqia ka aplikuar për futjen në BE qysh në vitin 1987 dhe i ka filluar qysh më 2005 negociatat që s’po mbarojnë kurrë).

Duke shkuar përtej shteteve europiane, çelja dhe, ç’është më e rëndësishme, vazhdimi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mund të shtyhen për në kalendat greke, nëse Ballkani përdoret nga Donald Trump-i si një çip në tryezën e pokerit gjeostrategjik që ai pritet të luajë me Putin-in në muajt e ardhshëm.

Comments

Submitted by populli (not verified) on

Pra si konkluzion, meqe nuk paskemi gje ne dore, do te duhet te vazhdojme te ndertojme kete "Shtetin" ne formatin qe dime ta bejme vete?!?!
Pa marre parasysh keto 1-20 kushte e keto 5-70 prioritete?!?!
Te te rroje partia me shokun ne krye!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.