be

Sundimi i ligjit, në rënie edhe në demokracitë europiane

Postuar në 18 Mars, 2024 13:58

Në pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian, sundimi i ligjit është në rënie. Qeveritë europiane i kanë dobësuar mekanizmat ligjore dhe demokratike të kontrollit dhe balancave dhe kanë kufizuar të drejtën për të protestuar.

Të shpëtojmë BE-në nga emigrantët!

Postuar në 17 Mars, 2024 15:25

Bashkimi Europian ka një plan të qartë për të penguar mbërritjen e mijëra emigrantëve çdo ditë në brigjet e Mesdheut. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka gati një marrëveshje me vlerë 7.4 miliardë euro me Egjiptin. Marrëveshja e dakorduar edhe me liderë të tjerë të BE-së synon frenimin e migrimit të parregullt nga vendi i Afrikës së Veriut.

Ndërsa zgjedhjet europiane afrohen, Von der Leyen dhe liderët e vendeve të BE-së po përpiqen të ndihmojnë vendet përmes të cilave mbërrijnë emigrantët të rrisin ekonomitë e tyre.

Pornhub sfidon BE-në

Postuar në 10 Mars, 2024 15:38

Pornhub dhe dy sajte të tjera për të rritur kundërshtojnë rregulloren e re të BE-së, e cila parashikon opsionin e verifikimit të moshës së përdoruesve.

Akti i Shërbimeve Dixhitale të BE-së (DSA) hyri në fuqi gushtin e kaluar, me synimin për të futur brenda kornizës së ligjit platforma shumë të mëdha në internet, mendohet se mund të përbëjnë "rrezik sistemik" për shoqërinë.

BE ndalon mallrat e prodhuara me punë të detyruar

Postuar në 05 Mars, 2024 17:41

Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën një marrëveshje të përkohshme për të ndaluar hyrjen e produkteve të prodhuara me punë të detyruar në tregun e përbashkët evropian.

Marrëveshja përcakton përgjegjësitë që Komisioni i BE-së dhe shtetet anëtare kanë në identifikimin e kompanive që shfrytëzojnë punëtorët e detyruar dhe ndalojnë produktet e tyre.

Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Punës në Belgjikë, Pierre-Yves Dermagne, marrëveshja ka për qëllim të prishë modelin e biznesit të këtyre kompanive.

Përgatituni për skenarin më të keq

Postuar në 03 Mars, 2024 13:43

BE-ja duhet të përgatitet për skenarin "më të keq" për furnizimet me gaz rus. Kriza e pritshme lidhet me skadimin e marrëveshjes së tranzitit midis Moskës dhe Kievit, që pritet në fund të vitit.

Paralajmërimi vjen nga një dokument i brendshëm i Komisionit të BE-së.

NATO dhe BE nuk mund të vazhdojnë të sillen si në kohë paqeje ​

Postuar në 19 Shkurt, 2024 22:12

 

Një billbord i ngritur së fundmi në Ivangorod, pikërisht përtej kufirit të Estonisë me Rusinë, shkruan: "Granitsy Rossii nigde ne zakanchivayetsya" - Kufijtë e Rusisë janë të pafund.

Kjo nxjerr në pah në mënyrë të përkryer se sa shumë ndryshojnë Evropa dhe Rusia në mentalitetin dhe vlerat e tyre.

Një sfidë e re për Brukselin, protestat e fermerëve

Postuar në 24 Janar, 2024 22:11

Një valë e re protestash ka shpërthyer në shumë vende të Europës. Ajo që para ca kohësh shihej si shqetësimi i fermerëve francezë i ka kaluar kufijtë e Francës.

Të mërkurën, qindra fermerë protestuan para Parlamentit Europian.

Na lini të qetë, le të punojmë në paqe!”, tha një fermer nga jugperëndimi i Francës, ndërsa veshur mbante ngjyrat e flamurit të sindikatës së dytë më të madhe franceze të fermerëve, Rural Coordination.

Një referendum për daljen e Gjermanisë nga BE-ja

Postuar në 23 Janar, 2024 21:43

Në Gjermani, e djathta ekstreme ka hedhur për herë të parë idenë e largimit të vendit nga BE-ja. Liderja e Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, i tha Financial Times se nëse vjen në pushtet, gjermanëve do ju jepet mundësia të vendosin me referendum nëse do të rrinë apo jo në Bashkimin Europian.

Opsioni i referendumit, sipas saj, do t’u jepej gjermanëve në rast se qeveria e AfD nuk do të mund të siguronte reforma për të frenuar vendimmarrjen e Komisionit Evropian "të pazgjedhur".

Plani B për Ukrainën

Postuar në 12 Dhjetor, 2023 14:32

Mbështetësit kryesorë të Kievit në BE i shohin fondet jashtë buxhetit të bllokut si një mënyrë për të mbështetur Ukrainën. Kjo strategji do të shërbejë për të kapërcyer pengesën që ka ngritur Hungaria, e cila kundërshton ndihmën prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën nga buxheti i BE-së.

Komisioni Evropian po kërkon të sigurojë financimin gjatë katër viteve të ardhshme nëpërmjet programit të posaçëm për Ukrainën.

Hungaria, e cila ka qenë shumë kritike ndaj qasjes së Brukselit ndaj krizës në Ukrainë, kërcënon me veto në samitin e liderëve që mbahet të enjten.

Fermerët gjermanë: Anëtarësimi i Ukrainës do të shkatërrojë sistemin bujqësor të BE-së

Postuar në 19 Nëntor, 2023 11:46

Javën e kaluar, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e bisedimeve zyrtare të pranimit me Ukrainën. Por në Gjermani ka të pakënaqur. Joachim Rukwied, presidenti i Shoqatës Gjermane të Fermerëve (DBV), paralajmëroi për pasojat e tij në sektorin bujqësor.

Sipas tij, pranimi i Ukrainës në BE do të "çonte në shkatërrimin e bujqësisë familjare në Evropë".

Kjo duhet “të mbetet në sfondin e të gjitha diskutimeve politike”, shtoi ai.

Pages

Subscribe to RSS - be