BE kërkon prova për dënimin e korrupsionit në nivele të larta, SHBA e ka me Prokurorinë

Postuar në 14 Prill, 2016 09:27

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e të drejtave të njeriut për vitin 2015. Në pjesën për Shqipërinë thuhet se problem mbetet pandëshkueshmëria. “Qeveria nisi disa hetime për zyrtarë të lartë, por prokuroria më pas i rrëzoi çështjet”- shkruhet në raport. Më tej thuhet se veçanërisht dënimi i zyrtarëve të lartë që kanë kryer abuzime mbetet sporadik dhe i pandjeshëm. Një tjetër problem sipas Departamentit të Shtetit mbetet përhapja e korrupsionit kryesisht në sistemin gjyqësor dhe atë shëndetësor. Edhe Bashkimi Europian shton presionin ndaj Tiranës. Në seancën e fundit të Parlamentit Europian komisioneri Hahn ështê shprehur se korrupsioni në nivele të larta dhe krimi i organizuar duhet të luftohet më me efikasitet dhe Shqipëria duhet të ndertojë një gjurmë provash solide në hetimet, ndjekjet dhe dënimet për korrupsionin e të gjitha niveleve. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.