Hillary Clinton, Soros dhe Edi Rama

Postuar në 03 Janar, 2016 16:46

Në zbatim të urdhërit të një gjykate amerikane, çdo muaj publikohen email-e të Hillary Clinton-it të ruajtura në një server privat, gjatë kohës që ishte Sekretare e Shteit. Ndër email-et e publikuara këtë muaj, ishte një i dërguar nga aktivistja demokrate Neera Tanden, në të cilin ajo informonte Hillary-n se, gjatë një drake, financieri i famshëm Soros i kishte deklaruar se ishte bërë pishman që nuk kishte mbështetur Clinton-in në garën me Obamën në 2008-ën. Atij i kishte bërë përshtypje të jashtëzakonshme fakti që mund të komunikonte/takonte me Clinton-in për çështje të politikës së jashme, ndërkohë që nuk kishte mundur të takohej asnjëherë me Obamën, të cilin e kishte përkrahur publikisht. (https://foia.state.gov/searchapp/DOCUMENTS/HRCEmail_DecWebClearedMeta/37-C1/DOC_0C05792956/C05792956.pdf )

Në email-e të publikuara më parë, bien në sy dy email-e që Soros i ka dërguar Hillary-t kur ishte Sekretare e Shtetit, që kanë të bëjnë me Shqipërinë. Njëri pas 21 janarit 2011 dhe tjetri pas zgjedhjeve të Tiranës në maj 2011. Në të dyja, ai i sugjeron Hillary-t  përkrahje për opozitën e atëhershme, të udhëhequr nga Edi Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.