serbia

Vuçiç: Jemi në prag të një lufte të madhe

Postuar në 10 Gusht, 2026 19:45

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha një paralajmërim të qartë në lidhje me konfliktin në zhvillim në Ukrainë.

Në episodin e fundit të MD MEETS, podkasti i drejtuar nga Drejtori Ekzekutiv i Axel Springer, Mathias Döpfner, Vuçiç tha: "Unë besoj se jemi në fillim të një lufte të madhe. Dhe kjo është arsyeja pse shpresoja se dikush tjetër do të kishte bërë diçka deri tani për të sjellë paqe. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë së shpejti, që do të thotë se jemi në prag të një lufte shumë, shumë më të madhe."

Korrupsioni i Ballkanit kalon në KE, por jo në BE. Serbia mbetet sërish në derë

Postuar në 07 Korrik, 2026 13:21

Komisioni Europian mund të mbështesë përshpejtimin e procesit të anëtarësimit për vende të Ballkanit Perëndimor, por konsensusi për të në vendet anëtare nuk mund të arrihet lehtë. “Politico” shkruan se ndonëse KE adopton një qasje liberale për standardet, nisur nga premisa të analizës gjeopolitike, vendet e ndryshme të BE-së janë skeptikë për anëtarë të rinj nga Ballkani që janë larg normave bazë të funksionimit demokratik.

Parlamenti i Malit të Zi: Aneksimi i vendit në Mbretërinë e Serbisë, ishte një akt i dhunshëm

Postuar në 02 Qershor, 2026 17:33

Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar me 40 vota pra, 3 kundër dhe 2 abstenime amendimet në një ligj që rregullon statusin e pasardhësve të Dinastisë Petroviç-Njegosh. Sipas mediave të rajonit, në tekstin e ligjit është vendosur fjala e dhunshme, duke përcaktuar në mënyrë ligjore se dinastia në fjalë u largua nga fronit në vitin 1918

përmes një akti të aneksimit të dhunshëm të shtetit në vitin 1918

Distancë mes Rusisë dhe Serbisë. Paralajmërohet fundi i lëvizjes pa viza

Postuar në 01 Qershor, 2026 20:07

Duket se ka një situatë jo të qetë mes Rusisë dhe Serbisë, reflektuar në një masë periferike por thlebësore si regjimi i vizave për qytetarët e të dyja vendeve. Mediat opozitare serbe raportojnë se zëdhënësi i Presidentit rus, Dmitry Peksov, ka paralajmëruar se çdo masë nga qeveria serbe për të përfunduar regjimin e lëvizjes pa viza me Rusinë, do të marrë përgjigje reciproke.

Në Serbi flitet për Destabilizim Strukturor. Sugjerohet ndërmjetësim ndërkombëtar

Postuar në 19 Gusht, 2025 19:12

Aleksander Vuçiç nuk duket se ka më opsione të besueshme për krizën që po e përmbyt mbarë vendin që ai drejton prej vitesh. Sot, ai ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Serbisë, pak ditë pasi e mblodhi atë për ndëshkimin e Milorad Dodik.

Serbia, marrëveshje 1,64 miliardë dollarë me gjigantin izraelit të mbrojtjes

Postuar në 18 Gusht, 2025 10:09

Mediat izraelite raportojnë se Serbia është vendi evropian që qëndron pas marrëveshjes prej 1.64 miliardë dollarësh të nënshkruar me gjigantin izraelit të mbrojtjes "Elbit Systems".

Serbia instalon fshehurazi sistem survejimi të blerë nga Huawei

Postuar në 13 Gusht, 2025 16:37

Radio Evropa e Lirë pretendon se ka lexuar dokumente konfidenciale që provojnë se autoritetet serbe po instalojnë një sistem survejimi të prodhuara nga kompania kineze “Huawei”. Sistemi konsiston në një lidhje mes kamerave të policisë dhe terminaleve policore në Ministrinë e Brendshme.

Kjo është prova e shkruar e projektit “Qytet i Sigurtë” që u njoftua nga autoritetet serbe në vitin 2007 në kohën që Ministria e Brendshme firmosi një marrëveshje të bashkëpunimit strategjik me kompaninë kineze

"Tass" flet për spastrime të detyruara nga Perëndimi në qeverinë serbe të Macut

Postuar në 12 Gusht, 2025 17:08

Agjencia ruse e lajmeve, “Tass” paralajmëron ndryshime në qeverinë serbe të drejtuar nga Duro Macut. Ajo citon burime serbe, sipas të cilave Macut do të largojë nga qeveria politikanë prorusë në kuadër të një ndryshimi në qeveri javën që vjen.

Agjencia citon se do të largohet Milos Anjiç, kreu i kabinietit dhe këshilltar për Sigurinë, Aleksandra Nikoliç, këshilltare e lartë për politikën e jashtme, Ana Jovançiç, zv.shefe e kabinetit dhe Biljana Bogiçeviç, këshilltare.

Europiani i Shqipërisë dhe Serbisë, Revolta që s’duhet të eklipsojë një mision!

Postuar në 05 Shkurt, 2025 17:00

 

Ca fjalë përpara se të nisni vulgun e baltën mbi mua për shkak se ndoshta nuk mendoj si ju, por në princip të gjithë bashkë ndajmë të njëjtin mendim!  

"Toyo" vendos qendrën europiane të prodhimit dhe shitjes në Serbi

Postuar në 16 Janar, 2025 16:44

Kompania e njohur e gomave të automjeteve, “Toyo”, ka zgjedhur Serbinë për qendrën e vet të prodhimit dhe shpërndarjes për Europën. Kryeministri serb. Milos Vucevic ka qenë në fabrikën e krijuar në qytetin e Indjija, gjatë të cilës ka shprehur besimin se në këtë zonë, Toyo, do të hapë edhe një qendër kërkimi për sektorin.

Pages

Subscribe to RSS - serbia