serbia
“Evropës ia kemi thënë, Kosovën nuk e njohim!”
Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, presidenti serb e bëri sërish të qartë këtë qasje.
Vuçiç tha se Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe se vendi i di angazhimet e tij dhe po i përmbush ato në përputhje me marrëveshjet, por se është e qartë se çfarë nuk mund të bëjë, sepse një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën e saj.
Takimi i Brukselit, pranohet drafti i ri në parim. Borrell dhe Lajçak, "vetëm kamarierë" të dialogut
Takimet e zhvilluara në Bruksel për çështjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë kanë dhënë të drejtë Prishtinë zyrtare në disa aspekte formale. Së pari në takim kanë qenë të pranishëm kancelari gjerman, presidenti i Francës dhe kryeministrja e Italisë që dëshmon një përpjekje për të rikthyer besimin te procesi pas dështimit të gjithëpranuar të Josep Borrellit dhe Miroslav Lajcak.
Sipas raportimit të mediave në Kosovë, takim të ngjashëm ka patur edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe më pas kanë vijuar takimet për diskutimin e hollësive me Lajçak dhe Borrell.
Raportuesja për Kosovën në PE: Radoiçiç duhet ekstraduar në Prishtinë
Draft-rezoluta e dërguar në Parlamentin Europian për sulmin e Banjskës kërkon që Serbia të ekstradojë drejt Kosovës Milan Radoiçiçin.
Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, thotë se megjithëse nuk ndan të njëjtën pikëpamje me qeverinë e Kosovës, se incidenti në Banjskë ishte një përpjekje e Serbisë për të provokuar luftë dhe aneksuar veriun, institucionet e institucionet e Kosovës janë përgjegjëse për hetimin e qytetarëve të saj.
Kurti e Vuçiç kthehen në tryezën e dialogut
Kosova dhe Serbia ulen sërish në tryezën e bisedimeve të shtunën. Presidenti serb dhe kryeministri i Kosovës do të takohen me ndërmjetësimin e të dërguarve të SHBA-së dhe BE-së.
Takimi është i pari pas sulmit në Banjskë, ku mbeti i vrarë efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Takimi vjen pas një sërë takimesh të tjera diplomatike të përfaqësuesve të SHBA-ve, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe BE-së.
Letër BE-së nga Beogradi: Vendosini sanksione Vuçiçit!
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, është i bindur se dikush brenda vendit të tij ka kërkuar sanksionimin e Serbisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Banjskë më 24 shator. Në një konferencë shtypi ku u pyet në lidhje me vizitën e pritshme në Beograd të ambasadorëve të vendeve të Quintit, Vuçiç tha se dikush nga Serbia i ka sugjeruar shefit të diplomacisë europiane të vendosë sanksione ndaj Serbisë.
Vllasi: Shanset e rikthimit të Serbisë në Kosovë sa shanset e rikthimit të Perandorisë Otomane në Ballkan
Për rrethanat dhe pasojat e sulmit në Banjskë ka folur edhe Azem Vllasi, ish-kryetar i Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ish-ambasador i Kosovës. Në një intervistë për televizionin serb, N1, Vllasi i cilësoi si përralla të shërbimeve sekrete alibitë e autoriteteve serbe se Radoiçiç i ka blerë armët në Tuzla të Bosnjës.
Schmitt: Ngjarja në Banjskë tregoi lidhjen e grupeve kriminale me Beogradin
Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, thotë se ata që kanë interes t’ia ndalojnë aksesin Policisë së Kosovës në veri të vendit janë ata që qëndrojnë pas krimit të organizuar. Në një intervistë për Swissinfo.ch, Schmitt thotë se çdo veprim i policisë kosovare tentohet të paraqitet si dhunë etnike.
Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk e sulmuam Kosovën, por e bëjmë nëse na kërkohet
Ushtria serbe hedh poshtë përfshirjen në sulmin e Banjskës më 24 shtator, por shprehet e gatshme për agresion ushtarak ndaj Kosovës, nëse i kërkohet.
Në një deklaratë të përbashkët me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministri serb i Mbrojtjes, Miloš Vuçeviç, tha se në një rast të tillë, para se ndërmarrë këtë hap, Serbia do të njoftonte fillimisht KFOR-in.
Një hero përcillet në Serbi
Në Kralevo të Serbisë është pritur me ceremoni homerike një hero: Stefan Nedeljkoviç është përcjellë në varrezë i shoqëruar me këto pamje, pasi ai u vra në sulmin e Banjskës, ku ishte një ndër sulmuesit. Heroi i Serbisë prehet tashmë në panteonin e luftëtarëve, çka dëshmon se lidhja mes ngjarjes së 24 shtatorit dhe Beogradit është evidente. E qartë dhe që provon groteskun e një shoqërie që sheh ëndrra me sy hapur. Si të gjithë në Ballkan xhanëm.
Raportime për tërheqjen e trupave serbe nga kufiri me Kosovën
Serbia ka nisur tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri në veri të Kosovës. Mediat e Kosovës raportojnë për një autokolonë ushtarake në jug të Serbisë, e cila është parë të lëvizë nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës.
Predejana ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.
