Blloku Bota
Rusia mohon raportimet për incident me nëndetësen Novorossiysk në brigjet franceze
Rusia ka hedhur poshtë pretendimet mediatike të sotme për një dalje në sipërfaqe pranë brigjeve franceze të nëndetëses së saj Novorossiysk. Përmes një deklarate për mediat, Flota ruse e Detit të Zi, ka njoftuar se raportimet për incidentin janë të rreme.
Ekuipazhi i nëndetëses është duke kryer aktualisht një mision stërvitor të transferimit ndërdetar si pjesë e task force ruse të stacionuar në Mesdhe. Sipas rregullave ndërkombëtare të lundrimit, nëndetëset duhet të kalojnë përmes kanalit anglez vetëm në lundrim mbiujës
Lecornu sërish kryeministër i Francës
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka riemëruar në detyrën e kryeministrit Sebastien Lecornu. Vendimi ka provokuar kritika dhe reagime për shkak se Lecornu u ricaktua vetëm katër ditë pas dorëheqjes. Ai duhet të krijojë tani qeverinë e re dhe të preazantojë buxhetin për vitin 2026 që u bë shkak për largimin e tij.
Do bëj detyrën dhe nuk do të jem një problem
ka thënë ai.
Themeluesi i Telegramit: Po na mbaron koha
Po mbush 41 vjeç, por nuk kam dëshirë të festoj.
Brezit tonë po i mbaron koha për të shpëtuar internetin falas që ndërtuan për ne etërit tanë.
Ajo që dikur ishte premtim për shkëmbimin e lirë të informacionit, po shndërrohet në mjetin përfundimtar të kontrollit.
Vendet dikur të lira po prezantojnë masa distopike si identifikimi digjital (Mbretëria e Bashkuar), kontrollet online për moshën (Australia) dhe skanimi masiv i mesazheve private (BE).
Hetim për rrjet spiunazhi hungarez në KE. Pikëpyetje mbi Komisionerin Oliver Varhelyi
Komisioni Europian ka nisur një hetim rreth raportimeve në media për një rrjet spiunazhi hungarez që synonte rekrutimin e punonjësve të BE-së në Bruksel me synim për t’i kthyer në informatorë. Sipas raportimeve agjentët kanë pozuar si diplomatë të Përfaqësisë së Përhershme hungareze në BE dhe ata kanë tentuar edhe stafin hunagrez të KE-së, ku relatohen dosje sensitive.
Ne do të ngremë një grup të brendshëm për të analizuar këto hamendësime
OKB shkurton me 25% trupat e veta paqeruajtëse
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar në mënyrë joformale për momentin se do të shkurtojë 25% të forcës së vet të kaskave blu.
Shkurtimet, të njoftuara nga zyrtarë të OKB-së në kushte anonimati, prekin edhe stafet dhe misionet civile, në total për një numër prej 13 000- 14 000 trupash.
Vendimi është i detyruar nga fondet e tërhequra prej SHBA, që mbulonin rreth 26% të shpenzimeve të organizatës, ndërkohë që Kina mbulon 24%.
Serbia nuk reformohej dot në vitin 2000. Peshiç: Nuk dihet ende kush ishte Cedo Jovanovic që arrestoi Millosheviçin
Ish-presidenti serb Boris Tadiç, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Danas” se pas rënies së Sllobodna Millosheviçit, në Serbi nuk pati me të vërtetë mundësi efektive për reforma reale. Sipas tij, keqkuptimi i proceseve demokrative dhe koha për reformat e duhura solli pakënqësinë e qytetarëve nisur “nga pritmëritë jorealiste, që në fund të fundit kontribuuan në ngritjen e Partisë Progresiste Serbe”.
Raketat "Tomahawk" cenojnë raportet SHBA-Rusi. Patrushev flet për agresion të pritshëm të Europës ndaj Rusisë
Vendimi për të dërguar në Ukrainë raketat “Tomahawk” mund të prishin prirjen pozitive mes Rusisë dhe SHBA. Kështu është shprehur presidenti rus, Vladimir Putin që është treguar i kujdesshëm se marrëdhëniet nuk janë të mira, por se ka një prirje që ato të përmirësohen.
Kandidati për ambasador të SHBA në Serbi: Më bllokoi Deep State
Mark Brnoviç, i nominuari i SHBA për ambasador në Serbi, ka deklaruar tërheqja e kandidaturës së tij lidhet me veprimet e të ashtuquajturit Shteti i Nëndheshëm.
Dua të falenderojë presidentin Trump për nominimin, por procesi u zvarrit, u bë e qartë se burokratët e shtetit të nëndheshëm nuk duan dikë me sfondin time tik, politik dhe fetar që të shërbejë në Serbi
citohet ai nga “Serbian Times”.
ShBA tërheq ambasadorin e propozuar për në Serbi
ShBA kanë tërhequr ambasadorin e propozuar për në Serbi, Marko Brnoviç, një republikan nga Arizona. Lajmi raportohet nga mediat serbe që referojnë Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan.
Nuk jepen arsye të tërheqjes por Serbia ka të hapur me ShBA çështjen e sanksioneve ndaj kompanisë NIS.
Brnoviç u propozua në muajin mars.
Macron flet për degjenerimin e demokracisë, Merz: Qendrat e pushtetit po lëvizin
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka deklaruar me rastin e 35 vjetorit të bashkimit të dy Gjermanive se sfidat që përjeton sot kontinenti po vënë në diskutim vetë sistemin demokratik.
Qendrat e pushtetit në botë po lëvizin në një shkallë të tillë që nuk janë parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Një aks i shteteve autokratike që sfidon rendin liberal në botë po sfidon direkt demokracitë perëndimore. Kjo është arsyeja pse ne duhet të rifitojmë aftësinë tonë për të mbrojtur lirinë tonë