kosova
Dejevsky: Rusia mund ta njohë Kosovën në shkëmbim të Krimesë
Publicistja e njohur britanike, njohëse e rrethanave në Rusi, Mary Dejevsky, i tha Radios Evropa e Lirë, se zgjidhja e mundshme përmes një marrëveshjeje mes perëndimit dhe Rusisë do të ishte “njohja e autoritetit rus mbi Krimenë si shkëmbim që Rusia ta pranojë pavarësinë e Kosovës”.Ajo tha se për perëndimin që ka vënë sanksione ndaj Rusisë, “më produktive do të ishte të shihet se çfarë mund të merret në shkëmbim të pranimit se Krimeja nuk do t’i kthehet Ukrainës”.
Gazeta "Blic": Putin gati të njohë Kosovën
Gazeta më e madhe serbe, Blic e ka hapur numrin e sotëm me titullin “Putin do të njohë Kosovën”. Në shkrim thuhet se “Putin do të njohë Kosovën, sipas një marrëveshjeje që do shënojë një erë të re në marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-së".
Duke cituar specialistë të diplomacisë ruse dhe serbe, “Blic” thekson se do të ketë një këmbim të territoreve me Krimenë. Ndërkaq, gazeta serbe i referohet edhe një interviste të Putinit në shtatorin e shkuar, kur ai fliste për njohjen e Kosovës.
Qosja: Serbisë t' i jepet një pjesë e vogël e Kosovës
Kam këtë përgjigje për ju që po e kritikoni aq emocionalisht propozimin tim të botuar disa herë, edhe para 30 vjetësh, për shkëmbimin e Mitrovicës Veriore të banuar me serbë me Luginën e Preshevës – me Preshevën, Bujanocin, Medvegjën e fshatrat përreth të banuara me shqiptarë.
FYROM apo Maqedoni? Debati zhvendoset edhe me Serbinë
Debati për emrin e Maedonisë është zhvendosur edhe në raportet me Serbinë. Pak ditë pasi ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi se “ne me Maqedoninë jemi treguar budallenj”, duke ju referuar pranimit të emrit kushtetues të këtij vendi i cili ka njohur Kosovën, Serbia ka nisur të përdorë emrëtimin Ish-Federata Jugollave e Maqedonisë. Kjo kam sjellë reagimin e Shkupit zyrtar i cili ka përcjellë një notë Beogradit përmes të cilës i kërkon “përdorimin korrekt të emrit kushtetues”. Pra Republika e Maqedonisë.
Vuçiç pas takimit me Mogherinin: Jam në favor të paqes me çdo çmim
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, deklaron pas takimit me drejtuesen e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, se është i gatshëm për çdo kompromis. Agjencia “B92”, raporton se takimi u mbajt me urgjencë në Davos të mërkurën dhe se aty Vuçiç është shprehur se ishte në favor “të paqes dhe stabilitetit me çdo çmim”, por se ai “nuk e pëlqen hipokrizinë”. Po kështu ai ka përcjellë besimin se me shqiptarët e Kosovës do të gjendet një zgjidhje paqësore dhe racionale duke shtuar se “ne kemi kontakte të veçanta me shqiptarët në Kosovë”.
Dalje në det për Kosovën, nga shkurti shfrytëzon Portin e Durrësit
Brenda muajit shkurt, Kosova do të ketë një terminal të vetin në portin e Durrësit. Të dy qeveritë kanë ngritur një grup të përbashkët pune, i cili do të bëjë gati procedurat për të lënë një pjesë të doganës në këtë port posaçërisht për bizneset Kosovare, duke i mundësuar asaj daljen në det.
Ambasada ruse: Deklarata e Lavrov për Kosovën është nxjerrë jashtë kontekstit
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar sot rreth raportimit që media shqiptare i bëri deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov mes të cilave u veçua apeli i tij që në Veri të Kosovës të mos ketë prezencë të forcave shqiptare të sigurisë. Ambsada deklaron se deklaratat e Lavrov janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe me këtë rast përcjell të plotë mesazhin e tij për këtë çështje:
Rrezik real, apo përshkallëzim analizash dhe parashikimesh?
Dikush po kërkon të ndezë sërish erën e luftës në Ballkan dhe si përherë karremi është tensioni serbo-shqiptar. Ndalimi dhe lirimi i Haradinajt dhe treni I Mitrovicës kanë shërbyer si detonatorë që po shfrytëzohen politikisht, edhe pse është e qartë se një një luftë në përmasa si ajo e viteve ’90 është gati e pamundur në Ballkan për këtë brez që jeton. Do të ishte me siguri rrënim me kosto gati të pariparueshme. Situata po përshkallëzohet ndërkohë që në SHBA po ndodh rotacioni i pushtetit dhe kur nga BE-ja nuk vjen thuajse asnjë sinajl domethënës.
Përplasje Rusi-SHBA për Kosovën, BE jashtë loje
Tre ditë pasi Serbia nisi për në Kosovë trenin e blerë në Rusi me mbishkrimin "Kosova është Serbi", Moska ka bërë komentin e parë zyrtar për përplasjen deri më tani diplomatike mes Beogradit dhe Prishtinës. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se këto tensione janë duke u krijuar në një masë të konsiderueshme nga politikat e ndjekura nga ata që kanë imponuar të ashtuquajturat vlerat evropiane në një mënyrë të re, të modernizuar post të krishtere në të gjithë popujt e Ballkanit.
Treni serb parakalon "karvanin" e Berlinit
Janë më shumë se 3 mbledhje të përbashkëta të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës dhe po ashtu disa takime të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit që krijuan përshtypjen se Ballkani po tejkalon terrenin e minuar ku kanë ecur marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve apo vendeve të tjera. Por mjaftoi ndalimi i Haradinajt në Francë dhe treni i nisur nga Serbia në drejtim të Mitrovicës për të kuptuar se sa afër është konflikti shqiptaro-serb dhe se procesi i Berlinit nuk ka çuar përpara pajtimin mes shqiptarëve e serbëve.