kosova

Vlora Çitaku emërohet ambasadore e Kosovës në ShBA

Postuar në 21 Gusht, 2015 09:12

Pas Shqipërisë edhe Kosova do të ketë një femër si ambasadore në ShBA. Bëhet fjalë për Vlora Çitakun e cila është emëruar në këtë detyrë e që është ambasadorja e tretë e Kosovës në Uashington që nga shpallja e pavarësisë. Çitaku ka qenë deputet, ministre e Integrimit dhe më vonë ministre e Jashtme.

Ana, trafikantët dhe politikanët e paprekshëm

Postuar në 16 Gusht, 2015 15:34

Ana (emri i ndryshuar) ishte 16-vjeçare kur familja e përzuri nga shtëpia. Jetonte në një fshat të largët të Kosovës dhe familja nuk ia falte kurrsesi dy-tri dashuriçkat e saj prej adoleshenteje. Nuk dinte kah t’ia mbante. E mbetur rrugëve filloi përpjekjet për mbijetesë. Një restorant ushqimesh të shpejta i ofroi punë.

Kosova, draft zyrtar për vijën kufitare me Malin e Zi. Do të jetë sipas përcaktimeve të Kushtetutës së vitit 1974

Postuar në 12 Gusht, 2015 11:27

Kosova ka gati një draft zyrtar për ndarjen e kufirit shtetëror me Malin e Zi, i cili do të vijë në përputhje me kufijtë e sanksionuar nga Kushtetuta e vitit 1974. “Koha Ditore” raporton sot se “Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës, të mbajtur sot, ka miratuar raportin e Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Po me këtë rast, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka folur lidhur me shënimin e kufirit me Malin e Zi duke thënë se ky kufi është në përputhje me Kushtetutën e vitin 1974 dhe me Pakon e Ahtisarit”.

Prishtinë, Kuvendi voton pro krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës

Postuar në 03 Gusht, 2015 20:51

Janë votuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ndryshimet kushtetuese që hapin rrugë në krijimin e Gjykatës Speciale. Siç njofton Express, me 82 vota deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë Po krijimit të Gjykatës Speciale duke miratuar ndryshimet kushtetuese, kundër të cilave ishin vetëm 5 vota dhe 1 abstenim. Opozita nuk ka votuar, duke hequr kartelat e tyre në momentin e votimit. Ndërkaq, janë evidentuar edhe ata deputetë që megjithëse ishin kundër më herët, kanë ndryshuar qëndrim këtë herë duke votuar pro.

Pages

Subscribe to RSS - kosova