kosova

Flamuri serb mbi Prizren? Berisha e dënon Daçiçin, por çfarë do të bënte po të ishte në pushtet?

Postuar në 13 Tetor, 2026 11:50

 

Deklarata e Ivica Daçiçit se flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren është provokuese dhe e papranueshme. Por përtej reagimit të Sali Berishës, lind një pyetje thelbësore: a do të reagonte ai me të njëjtën forcë po të ishte në pushtet? Dhe pse mbrojtja e interesave shqiptare në Kosovë dhe në Ballkan bëhet kaq shpesh më e zëshme kur politikanët shqiptarë janë në opozitë dhe kur janë ‘ish-ministra’?

Protesta apo romantizëm - Kosova nuk është më ajo e vitit 1999

Postuar në 26 Shtator, 2026 09:59

 

Çka duam të arrijmë me protestat tona nëpër Evropë, Amerikë e Australi? Nëse duam drejtësi dhe ndryshim të aktgjykimit të shkallës së parë të Hagës kundër UÇK-së, atëherë, ne shqiptarët, duhet të logjikojmë qartë e pa romantizma se ku mund të prodhohet ky ndryshim. Unë mendoj se drejtësia dhe ndryshimi i këtij aktgjykimi politik nuk arrihet në sheshet, rrugët dhe Bahnhofat e Berlinit, Oslos Romës, Parisit, Stokholmit, Vjenës apo Nju Jorkut, por në procesin juridik, në apel, te avokatët, te institucionet e Kosovës dhe në diplomacinë serioze.

Nuk përjashtohet një ngërç i ri politik në Kosovë

Postuar në 26 Dhjetor, 2025 14:09

Ekspertja për Ballkanin, Frauke Seebass, nuk e përjashton një bllokim të ri në situatën politike të Kosovës, pavarësisht ripërsëritjes së zgjedhjeve parlamentare.  

Në një intervistë për “Evropa e Lirë”, ajo shprehet se dialogu mes palëve politike mbetet e vetmja zgjidhje. 

Liria ka emra

Postuar në 06 Dhjetor, 2025 22:15

 

Liria nuk ka vetëm emër të përveçëm, por emër kolektiv shqiptar dhe emra të përveçëm si Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Tony Blair. Mosmirënjohja shkatërron aleanca e miqësi! 

Bibla thotë: në fillim ishte fjala. Unë them: për ne, në fillim ishte Amerika, pastaj fjala. 

Gjermania, në çdo festë përkujtimore, e falënderon Amerikën për çlirimin nga fashizmi dhe ndihmën pas luftës. Tek ne, sekuestruesit e lirisë e kanë reduktuar atë në një fjalë demagogjike: aleat.

Propaganda serbe në studiot e mediave shqipe

Postuar në 10 Tetor, 2025 08:39

 

30 vite kritikë ndaj lajmit serb në mediat shqiptare. Sa keq, sot kjo kritikë u argumentua dhe është alarm kombëtar.

Si t’ju besojmë juve, (pa) kryeredaktorë, që për dekada si "burim" informacioni e keni pasur çiftin e Fatmir Shehollit dhe Mehmet Locit; figura të lidhura me UDB-ën, spiunazhin dhe propagandën serbe? Apo jo, AGK.

Tjetër mesazh i ndërkombëtarëve ndaj qeverisë Kurti

Postuar në 14 Shtator, 2025 14:06

Misioni Ndërkombëtar i OKB-së në Kosovë, UNMIK, ka shprehur shqetësimin për mbylljen e zyrave të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale në Mitrovicë, të cilat funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

“Kombëtarja e Kosovës”: Dhuna simbolike mbi kombin shqiptar

Postuar në 05 Shtator, 2025 21:31

 

Në diskursin politik dhe sportiv të fundit është përhapur shprehja “Kombëtarja e Kosovës”. Ky term, i paraqitur shpesh si i natyrshëm dhe i vetëkuptueshëm, në fakt ngërthen një kundërthënie konceptuale dhe një sforcim politik.

A po shërbehet opozita e Kosovës me modelet e fundamentalizmit fetar?

Postuar në 23 Gusht, 2025 22:35

 

Shkrimtari norvegjez, Torkel Brekke, në librin e tij «Fundamentalisme» e përkufizon fundamentalizmin si një reagim ndaj frikës nga moderniteti dhe pluralizmi:  

Fundamentalizmi nuk është thjesht nostalgji për të kaluarën; ai është një reagim ndaj pasigurisë për të ardhmen, një mënyrë për të ruajtur kontrollin mbi identitetin dhe rendin e vjetër

Censi 2024/Kosova me popullsi 1 602 515 nga 1 739 825 më 2011

Postuar në 19 Dhjetor, 2024 14:49

Censi i Kosovës ka evidentuar se në shtetin fqinj banojnë 1 602 515 qytetarë. Agjencia e Statistikave ka publikuar rezultatet dhe në shifrën e sipërcituar përfshihen edhe komunat serbe, ndonëse ato bojkotuan pjesëmarrjen në regjistrim. Shifra e banorëve të regjistruar faktikisht është 1 586 659, ndërkohë që në vitin 2011 ka qenë 1 739 825.

Mosha ka pësuar këto ndryshime:

Në emër të histerisë

Postuar në 03 Dhjetor, 2024 21:08

 

Pavarësisht frenezisë mediatike rreth situatës në Kosovë, të paktën një gjë mbetet e qartë: shumica prej nesh nuk e dimë çfarë po ndodh atje. Portalet mediatike raportojnë trashë - sulm terrorist, banda kriminale që synojnë të destabilizojnë rajonin, influencë ruse, dhe lidershipi serb që duket sikur kërkon falje kur mohojnë të kenë gisht në ngjarje. Eksponentë europianë nuk hezitojnë t'i hedhin karburant këtij mekanizmi distopik, duke bërë thirrje për ndëshkim të  fajtorëve, qetësi dhe vetëpërmbajtje. Por fakti mbetet që pakkush e di realisht se për çfarë bëhet fjalë.  

Pages

Subscribe to RSS - kosova