kosova
Vuçiç: Kurti nuk do t’i kishte hyrë kësaj rruge pa mbështetje
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, thotë se ka një linçim të serbëve në rajon vetëm sepse ata duan të jenë të tillë në vendin të cilit i përkasin.
Gjatë një bisede në Pink TV, Vuçiç komentoi deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili pak ditë më parë u shpreh se “përfaqësuesit e Listës Serbe do të vuajnë dhe do ta paguajnë gabimin që kanë bërë”, duke iu referuar situatës së krijuar së fundmi në komunat në veri të Kosovës.
Vuçiç tha se Kurti nuk do të mund ta thoshte kurrë diçka të tillë pa mbështetje “carta bianca”.
Dy dokumentet e takimit të Brukselit
Takimi i djeshëm në Bruksel mes presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës përfundoi pa rezultat. Kryeministri Albin Kurti tha se propozimet e Serbisë janë bërë qasja e vetë BE-së, ndërsa shtoi se ka refuzuar asociacionin e pretenduar nga pala serbe.
Kurti: Kushtet që po na vë Serbia janë bërë qëndrimet e Lajçakut
Ka përfunduar pa sukses takimi në Bruksel mes presidentit serb dhe kryeministrit të Kosovës.
Albin Kurti deklaroi në përfundim të takimit se propozimi i tij për zbatimin e marrëveshjes bazë, Serbia nuk e ka pranuar, duke kërkuar fillimisht Asociacionin e komunave. Sipas Kurtit, i njëjti qëndrim po mbahet edhe nga ndërmjetësuesit e Bashkimit Europian.
Kurti në krye të projektit shqiptar të "Perëndimit Kolektiv"? Në Beograd flasin për Luftë III Ballkanike
Në Tiranë, takimi i Bledit në Slloveni, po interpretohet si një tavolinë ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po i vardiset kryeministrit të Shqipërisë për të krijuar opsione politike për veten. Kjo është në vazhdën e një politike mediatike që synon të restaurojë imazhin e z. Rama si lojtar kryesor në rajon, vërejtjet e të cilit gjatë krizës së fundit në Kosovë, duhen parë si receta strategjike.
Mitrovica e Veriut anëtarësohet në Asociacionin e Komunave të Kosovës
Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK). Vendimi është marrë sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të AKK-së.
Kërkesa për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës është bërë nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe është miratuar me shumicë votash.
Nga 38 komuna që ka në total Kosova, 34 prej tyre janë anëtare në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Asociacioni i Komunave të Kosovës është themeluar me 30 qershor 2001, pas zgjedhjeve të para lokale pas luftës.
Liberalizimi i vizave i kursen Kosovës 4.2 milionë euro në vit
Nga janari i vitit të ardhshëm, shtetasit e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në të gjithë zonën Shengen. Përveç kohës së gjatë të procedurave, heqja e vizave u kursen atyre plot 35 milionë euro.
Përgjatë këtyre viteve, shtetasit e Kosovës kanë shpenzuar mesatarisht 150-200 euro për një aplikim për vizë, një tarifë e shtrenjtë nëse merr parasysh se paga mesatare është 250 euro.
Letër publike nga disa shtete: SHBA-BE, të njëanshme në krizën e fundit në Kosovë
Gazeta gjermane “Tagesspiegel” publikon një letër që ekspertë të politikës së jashtme i kanë bërë autoriteteve në BE, SHBA dhe Britaninë e Madhe që të ndërmarrin një qasje më të ashpër ndaj Serbisë së Aleksander Vuçiç. Sipas tyre, Beogradi zyrtar po ndjek politika destabilizuese në Ballkan, nuk po rreshtohet me sanksionet ndaj Rusisë, çka përbën arsye të mjaftueshme që gjuha ndaj tij të ndryshojë.
Zgjedhjet në veri, Kurti anashkalon sugjerimet e BE-së. Ndjek rrugën ligjore
Kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do të largohen përmes një iniciative qytetare. Qeveria e Kosovës ka zgjedhur këtë mënyrë për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja. Vendimi është marrë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila ka caktuar një grup pune që do të hartojë Udhëzimin Administrativ për caktimin e procedurave. Data 1 shtator është caktuar si afati i fundit për përfundimin e këtij udhëzimi.
Dyshja e "ambiguitetit konstruktiv" që dëmtoi më shumë se kushdo Kosovën dhe rajonin
Opinionisti i “Koha Ditore”, Augustin Palokaj, shkruan në një shkrim të djeshëm se sjellja e Bashkimit Europian gjatë ndërmjetësimit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, ishte e tillë që e dëmtoi procesin. Duke menduar se ambiguiteti do të ishte një mjet në duart e palëve për të prezantuar në mënyrë të përshtatshme para opinionit publik propozimet e bëra, BE-ja, konkretisht dyshja Lajçak-Borrell, kanë minuar të gjithë ecurinë e dialogut.
Britania do luftë mes Serbisë dhe Kosovës? Vuçiç: Nuk jam i sigurtë për asgjë
Presidenti serb Aleksander Vuçiç ka pranuar indirekt tezën se autoritetet në Kosovë i mbështet në politikën e vet Britania e Madhe. Ose të paktën Britania e Madhe, oficerë të shërbimeve sekrete të saj që presupozohet se duan të inskenojnë një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për Tv Prva, cituar nga media të ndryshme në Serbi, Vuçiç ka deklaruar se shërbimet serbe po analizojnë lajmet e ndryshme që qarkullojnë në shtyp dhe televizion.
