kosova
“Dialogu nuk mund të vazhdojë sikur të mos kishte ndodhur asgjë”
Sulmi në Banjskë më 24 shtator nuk mund të kalojë sikur të mos kishte ndodhur.
Kjo kushtëzon edhe rikthimin e palëve në dialog.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch, është shprehur se pa marrë parasysh tendencat e Serbisë për destabilizim, dialogu nuk mund të vazhdojë normalisht.
Letër BE-së nga Beogradi: Vendosini sanksione Vuçiçit!
Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, është i bindur se dikush brenda vendit të tij ka kërkuar sanksionimin e Serbisë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Banjskë më 24 shator. Në një konferencë shtypi ku u pyet në lidhje me vizitën e pritshme në Beograd të ambasadorëve të vendeve të Quintit, Vuçiç tha se dikush nga Serbia i ka sugjeruar shefit të diplomacisë europiane të vendosë sanksione ndaj Serbisë.
Këshilli i Europës kërkon zbardhjen e sulmit në veri të Kosovë: I ngjashëm me sulmin e Rusisë!
Anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës kanë kërkuar zbardhjen e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Gjatë diskutimeve për Kosovën, ata kërkuan paralelisht çtensionimin e situatës dhe rikthimin e palëve në tryezën e dialogut. Disa prej anëtarëve, përfshirë nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, e dënuan aktin duke tërhequr paralele me sulmin e Rusisë në Ukrainë.
Lajçak: Heqja e sanksioneve ndaj Kosovës është mundësi reale
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, paralajmëron heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.
Në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar. (Heqja e sanksioneve) Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes.
Lajçak tha se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është e vetmja rrugë që do t’i çojë të dyja drejt BE-së.
Vllasi: Shanset e rikthimit të Serbisë në Kosovë sa shanset e rikthimit të Perandorisë Otomane në Ballkan
Për rrethanat dhe pasojat e sulmit në Banjskë ka folur edhe Azem Vllasi, ish-kryetar i Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ish-ambasador i Kosovës. Në një intervistë për televizionin serb, N1, Vllasi i cilësoi si përralla të shërbimeve sekrete alibitë e autoriteteve serbe se Radoiçiç i ka blerë armët në Tuzla të Bosnjës.
Schmitt: Ngjarja në Banjskë tregoi lidhjen e grupeve kriminale me Beogradin
Historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, thotë se ata që kanë interes t’ia ndalojnë aksesin Policisë së Kosovës në veri të vendit janë ata që qëndrojnë pas krimit të organizuar. Në një intervistë për Swissinfo.ch, Schmitt thotë se çdo veprim i policisë kosovare tentohet të paraqitet si dhunë etnike.
Vuçiç justifikon sulmin në Banjskë: Lindi nga nevoja për vetëmbrojtje
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka dhënë një intervistë për CNN, ku është pyetur për sulmin në veri të Kosovës dhe situatën e tensionuar atje. Vuçiç thotë në intervistë se gjithçka nisi nga nevoja e serbëve për t’u vetëmbrojtur, ndërsa jep një përgjigje përgjithësuese për «të gjithë ata që kanë kryer vepra kriminale».
Ministri serb i Mbrojtjes: Nuk e sulmuam Kosovën, por e bëjmë nëse na kërkohet
Ushtria serbe hedh poshtë përfshirjen në sulmin e Banjskës më 24 shtator, por shprehet e gatshme për agresion ushtarak ndaj Kosovës, nëse i kërkohet.
Në një deklaratë të përbashkët me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, ministri serb i Mbrojtjes, Miloš Vuçeviç, tha se në një rast të tillë, para se ndërmarrë këtë hap, Serbia do të njoftonte fillimisht KFOR-in.
Neutraliteti "i çuditshëm" i Shqipërisë në krizën e Kosovës
Në krizën e tanishme mes Serbisë – dështimit te saj dhe Kosovës ka shumë dramacite dhe tension. Por turpi i takon Shqipërisë zyrtare.
Askush nuk e kupton dot politikën e saj të jashtme në këtë pikë: linjëzim me BE-në thotë kryeministri që po bën çmos që deklarimet t’i ketë përherë me Kosovën objekt akuze. Dhe bashkëpërgjegjësie.
Raportime për tërheqjen e trupave serbe nga kufiri me Kosovën
Serbia ka nisur tërheqjen e trupave ushtarake nga kufiri në veri të Kosovës. Mediat e Kosovës raportojnë për një autokolonë ushtarake në jug të Serbisë, e cila është parë të lëvizë nga drejtimi i Vranjës në drejtim të Nishit, afër qytetit të Predejanës.
Predejana ndodhet 300 kilometra në jug të Beogradit dhe rreth 100 kilometra nga pikëkalimi më i afërt kufitar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Merdarë.
