kosova
Raportim për rrëmbim të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar sot se forcat policore serbe kanë rrëmbyer tre punonjës të policisë së Kosovës në thellësi të territorit të vendit.
Mbetet Lideri i Kullave të Lanës, në rolin e tij të natyrshëm
Në aktivitetin e mbajtur me rastin e 32 vjetorit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ndër të tjera u shpreh se një nga arsyet që e bën atë krenar pëe atë parti është se ajo ka ndjekur përherë interesin kombëtar. Sot z. Rama në një dalje publike njoftoi anullimin e mbledhjes së përbashkët në Gjakovë, parashikuar për datë 14 qershkor. Zoti Rama u shpreh se:
Joseph: SHBA po krijon një krizë në Kosovë
Ish-zëvendësshefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Edward Joseph, thotë se SHBA-ja po krijon një krizë në Kosovë.
Në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, Joseph shkruan se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, duhet të mendohet mirë nëse “ia vlen ky çrregullim rajonal dhe dëmtim i reputacionit të SHBA-së, për ta kënaqur një autokrat serb”.
Arrestime në Veri të Kosovës. Zveçla: Koha e bandave kriminale në veriun e vendit tonë ka përfunduar!
Në një njoftim publik, ministri i Brendfshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se ëstë arrestuar në Mitrovicë, një ndër organizatorët e protestave të dhunshme në Veri.
Arrestohet një nga organizatorët e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.
Kurti: Nuk ka zgjedhje të reja pa tërheqjen e bandave kriminale serbe
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se hapi i parë për çtensionimin e situatës në veri është largimi i bandave kriminale. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ai u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të intensifikojnë dialogun për zbatimin e marrëveshjeve të 27 shkurtit në Bruksel dhe të 18 marsit në Ohër.
Koha e Bronzit e qametlliut të Tiranës, zhbëhet. REL: Nuk ka pezullim të liberalizimit të vizave për Kosovën
Radio Evropa e Lirë citon burime të Bashkimit Europian sipas të cilave opsioni i anullimit të liberalizimit të vizave për Kosovën nuk opsion. Ky variant është përmendur në media të ndryshme si pjesë e mundshme e atyre që u quajtën paketë e sanksioneve të BE-së për shkak të qëndrimit të Kosovës ndaj situatës në Veri.
Ekzistojnë një varg masash që po shqyrtohen dhe diskutohen. Por, shumica e madhe e shteteve anëtare në disa takime, e kanë bërë të qartë se suspendimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nuk është opsion
Tashmë i Papërshtatshëm për të ndërmjetësuar diçka mes Serbisë dhe Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot në një intervistë për “France24” se një ndër arsyet pse ka aktualisht tension është skualifikimi i tezës së shkëmbimit të territorit, eufemizëm për ndarjen e Kosovës siç tha ai, dhe fakti se Beogradi nuk do të zbatojë marrëveshjet e arritura sepse në thelb ato implikojnë njohjen de facto.
Beogradi i kthehet metodave të vjetra: tranziti përmes Serbisë, i pasigurtë për shqiptarët
Protestat e serbëve në veri kanë bërë shtuar rrezikun për qytetarët e Kosovës, të cilët zgjedhin Serbinë të kalojnë nëpër të. Për mediat e Kosovës, disa prej tyre kanë rrëfyer se janë keqtrajtuar dhe arrestuar nga autoritetet serbe. Ka nga ata që keqtrajtohen edhe pasi paguajnë ryshfet.
Kanë opsion rezervë nëse Kurti thotë Jo?
I Dërguari amerikan për Ballaknin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka bërë të gjitha përpjekjet për të sqaruar opinionin publik në Kosovë se SHBA-të nuk po mbështesin Serbinë, por se në kuadër të ndërmjetësimit ata po hasin probleme me mosbashkëpunim nga ana e kryeministrit të Kosovës.
Po e ndihmojnë sepse është më i dobët se kurrë
Dje në media apo profile të ndryshme serbe në mediat sociale u shfaqën foto të ushtarëve të KFOR-it që hiqnin telat me gjemba të vënë në një nga komunat serbe në veri të Kosovës pas shpërthimit të protestave.
Mesazhi nuk ka nevojë të interpretohet: serbët nuk kanë gjë me KFOR-in.
Sot miqësia mes serbëve dhe KFOR-it ka shkuar edhe më tej: në mediat serbe qarkullojnë video të lojërave sportive mes ushtarëve të KFOR-it dhe banorëve serbë të zonave të veriut.
