Tjetër mesazh i ndërkombëtarëve ndaj qeverisë Kurti

Misioni Ndërkombëtar i OKB-së në Kosovë, UNMIK, ka shprehur shqetësimin për mbylljen e zyrave të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për Sigurime Invalidore e Pensionale në Mitrovicë, të cilat funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.
UNMIK është i shqetësuar për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia në veri të Kosovës, duke përfshirë Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Republikës. Për më tepër, shumë në komunitetet jo-shumicë, duke përfshirë edhe serbët e Kosovës, vazhdojnë të përballen me sfida në marrjen e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe lejeve të vlefshme të qëndrimit, të cilat mund të pengojnë aftësinë e tyre për të regjistruar automjetet e tyre dhe për të marrë targa. Veprimet e kryera pa konsultim ose njoftim paraprak për komunitetet e prekura, ndikojnë negativisht në jetën e tyre të përditshme dhe të drejtat socio-ekonomike, pengojnë integrimin e tyre dhe kufizojnë qasjen në kujdes shëndetësor dhe shërbime të tjera thelbësore
thuhet në mesazhin e shpërndarë nga UNMIK.
Add new comment