kosova
Rrezik real, apo përshkallëzim analizash dhe parashikimesh?
Dikush po kërkon të ndezë sërish erën e luftës në Ballkan dhe si përherë karremi është tensioni serbo-shqiptar. Ndalimi dhe lirimi i Haradinajt dhe treni I Mitrovicës kanë shërbyer si detonatorë që po shfrytëzohen politikisht, edhe pse është e qartë se një një luftë në përmasa si ajo e viteve ’90 është gati e pamundur në Ballkan për këtë brez që jeton. Do të ishte me siguri rrënim me kosto gati të pariparueshme. Situata po përshkallëzohet ndërkohë që në SHBA po ndodh rotacioni i pushtetit dhe kur nga BE-ja nuk vjen thuajse asnjë sinajl domethënës.
Përplasje Rusi-SHBA për Kosovën, BE jashtë loje
Tre ditë pasi Serbia nisi për në Kosovë trenin e blerë në Rusi me mbishkrimin "Kosova është Serbi", Moska ka bërë komentin e parë zyrtar për përplasjen deri më tani diplomatike mes Beogradit dhe Prishtinës. Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se këto tensione janë duke u krijuar në një masë të konsiderueshme nga politikat e ndjekura nga ata që kanë imponuar të ashtuquajturat vlerat evropiane në një mënyrë të re, të modernizuar post të krishtere në të gjithë popujt e Ballkanit.
Treni serb parakalon "karvanin" e Berlinit
Janë më shumë se 3 mbledhje të përbashkëta të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës dhe po ashtu disa takime të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit që krijuan përshtypjen se Ballkani po tejkalon terrenin e minuar ku kanë ecur marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve apo vendeve të tjera. Por mjaftoi ndalimi i Haradinajt në Francë dhe treni i nisur nga Serbia në drejtim të Mitrovicës për të kuptuar se sa afër është konflikti shqiptaro-serb dhe se procesi i Berlinit nuk ka çuar përpara pajtimin mes shqiptarëve e serbëve.
Treni i kthyer mbrapsht, Serbia e cilëson çështje të sigurisë kombëtare
Pas incidentit me trenin e ndaluar në Rashkë, presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare në ndërtesën e ushtrisë.
“Mbledhja urgjente është thirrur pas situatës së krijuar me trenin “Kosova është Serbi”, një linjë direkte nga Beogradi në Mitrovicë që Serbia synonte ta promovonte”, raporton “Koha Ditore”.
Mosadi izraelit, partner me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës
Ishte Agjencia Kosovare e Inteligjencës që parandaloi një sulm terrorist në ndeshjen e futbollit, mes Shqipërisë e Izraelit në Shkodër. Kjo është bërë shkak që shërbimi i inteligjencës dhe zbulimit izraelit, Mossad t’i ofrojë bashkëpunim autoriteteve të Kosovës.
Kosova është Jeruzalem, aq sa Stambolli është Serbi...
Në çdo 7 janar, disa nga besimtarët ortodoksë (ata më fanatikët e riteve sipas Kalendarit të Vjetër) festojnë Krishtlindjen. Siç ka bërë për çdo rast të festave fetare edhe këtë herë kryepeshkopi serb Irinej iu drejtua të tijve me këto fjalë: “Derisa të ketë serbë, do të jetë edhe Kosova, për arsye se Kosova do të jetë dhe do të mbetet atdheu ynë, sepse aty janë Golgota dhe Jeruzalemi ynë”.
BE-ja e shqetësuar për Haradinajn, por asnjë vërejtje Serbisë
Arrestimi i Haradinaj nuk ndihmon klimën e favorshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky mesazh erdhi së pari nga përfaqësuesja e shefes së diplomacisë europiane Federica Mogherini gjatë debatit të zhvilluar mbi rezolutën për Serbinë në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentin Europian, ku në fakt Beogradit nuk i vihet asnjë pengesë për integrimin në BE pavarësisht urdhër-arresteve që ka në fuqi.
Mbi arrestimin e Haradinajt dhe platformën e partive shqiptare në Maqedoni
Ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, është i padrejtë, dhe i dënueshëm. Akuzat ndaj Ramushit e kanë zanafillën në 2004, kur asokohe kryeministër la detyrën për të shkuar në Hagë për tu ballafaquar me drejtsinë ndërkombëtare. Dy dhomat e Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi e çliruan nga çdo akuzë. Këto janë fakte të njohura botërisht.
Bëmë gabim që njohëm Maqedoninë me emrin e saj
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka dhënë një intervistë agjencisë “Beta” përmes së cilës ka sqaruar disa drejtime të politikës së jashtme serbe në Ballkan. Ai ka folur për marrëdhëniet me Kosovën, me të cilën tha se duhet një zgjidhje permanente. Po kështu Daçiç ka komentuar zhvillimet në Kroaci, me rritjen e rolit të së djathtës dhe provokimet me natyrë historike.
Spekullime për “Planin Kissinger”: Njohje e aneksimit të Krimesë dhe largim i Rusisë nga Ukraina Lindore
Mediat e ndryshme në Perëndim po referojnë një raport të publikuar nga tabloidi gjerman “Der Bild” sipas të cilit Henry Kissinger, diplomat i vjetër dhe ish-sekretari amerikan i Departamentit të Shtetit, po ndërmjetëson mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Gazeta gjermane shkruan se Kissinger synon të shmangë një rivalitet të ri strategjik si ai i Luftës së Ftohtë duke sugjeruar lëshime reciproke. Nuk ka një dokument zyrtar mbi këto zhvillime, por në dy dalje të kohëve të fundit, Kissinger ka apeluar që Trump të gjykohet mbi politikat jo mbi spektaktlin elektoral.
