bota

“Bashkë me Rusinë për drejtësi dhe një botë multipolare”

Postuar në 03 Tetor, 2024 20:12

Kina dhe Rusia do të forcojnë bashkëpunimin për të formuar rendin shumëpolare. Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministër i Jashtëm kinez, në një shkrim për “The People’s Daily”, me rastin e 75-vjetorit të marrëdhënieve Kinë-Rusi, shprehet se kjo është zgjedhje strategjike e të dyja vendeve.

"Nuk po kërkojmë luftë, Izraeli po na detyron të reagojmë"

Postuar në 02 Tetor, 2024 22:10

Irani ka gati një përgjigje akoma më të fortë nëse Izraeli hakmerret për sulmin e tij raketor.

Nëse ai (Izraeli) dëshiron të reagojë, ne do të kemi një përgjigje më të fortë, kjo është ajo për të cilën është angazhuar Republika Islamike”, tha sot presidenti iranian, Masoud Pezeshkian.

Ne nuk po kërkojmë luftë, është Izraeli ai që na detyron të reagojmë”, tha ai.

Fizikanët rusë përjashtohen nga CERN

Postuar në 20 Shtator, 2024 19:11

Laboratori evropian i fizikës së grimcave CERN do të përjashtojë qindra shkencëtarë që janë të lidhur me institucionet ruse nga fillimi i dhjetorit të këtij viti, raporton revista Nature.

Nga 1 dhjetori, shkencëtarëve që kanë lidhje me Rusinë do t’u hiqet aksesi në faqen e CERN-it dhe duhet të dorëzojnë çdo leje qëndrimi franceze ose zvicerane që kanë.

NATO nuk bëhet palë konflikti nëse Perëndimi autorizon Kievin të godasë Rusinë

Postuar në 16 Shtator, 2024 21:27

NATO nuk do të bëhet palë në konfliktin ukrainas nëse shtetet e saj anëtare autorizojnë Kievin të godasë territorin rus me armë të prodhimit perëndimor, thotë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për Foreign Policy.

“Nuk është e saktë ajo që thotë presidenti Putin për përfshirjen tonë në konflikt”, pohoi Stoltenberg.

Ai shtoi gjithashtu se NATO nuk e konsideron Iranin dhe Korenë e Veriut palë në konflikt mbi ndihmën e supozuar ushtarake për Moskën.

Putin: Raketat me rreze të gjatë, vija e kuqe në konfliktin Rusi-Ukrainë

Postuar në 13 Shtator, 2024 21:55

Presidenti Putin i dërgoi një paralajmërim të qartë Perëndimit lidhur me përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi. Përdorimi i këtyre të fundit nga Ukraina, e cila nuk e ka një teknologji të tillë ushtarake, do të konsiderohet nga Rusia si "pjesëmarrje e drejtpërdrejtë" e vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë.

Turqia zgjedh BRICS, paraqet kërkesën për anëtarësim

Postuar në 02 Shtator, 2024 18:37

Turqia ka kërkuar zyrtarisht të bashkohet me bllokun ekonomik BRICS, pasi kërkon të krijojë lidhje të reja përtej aleatëve të saj tradicionalë perëndimorë. Lajmin e bëri të ditur Bloomberg, duke cituar persona që kanë dijeni mbi kërkesën.

Gjobë 168 milionë £ tre kompanive në Britani, derdhën ujërat e zeza në det

Postuar në 06 Gusht, 2024 12:19

Tre kompani të trajtimit të ujërave në Britani do të gjobiten me 168 milionë paund për shkarkimin e ujërave të zeza në lumenj dhe dete.

Thames, Yorkshire dhe Northumbrian Water janë gjetur në shkelje të rënda pas hetimit më të madh të rregullatorit të industrisë së ujit, Ofwat.

Gjoba ndahet në: 104 milion £ për Thames, 47 milion £ për Yorkshire dhe 17 milion £ për Northumbrian, raporton The Guardian.

Anijet e mëdha me turistë "mbysin" Santorinin

Postuar në 01 Gusht, 2024 19:54

Turistët britanikë duket se do të braktisin një prej ishujve më të frekuentuar të Greqisë, për shkak të mbipopullimit gjatë sezonit. Në mediat britanike, ata raportojnë përvoja aspak të këndshme nga pushimet në Santorini.

Ata thonë se mijëra turistë zbarkojnë njëherësh në ishull dhe më pas turma të mëdha ngjiten drejt majës, nëpër rrugët e ngushta për të shijuar perëndimin. Rrugët e ishullit tejmbushen në ngjitje dhe në zbritje duke shkaktuar vonesa edhe në nisjen e anijeve turistike që i sjellin njerëzit aty.

Kreu i Autoritetit Palestinez konfirmon vizitën zyrtare në Turqi

Postuar në 30 Korrik, 2024 16:10

Kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, do të vizitojë Turqinë. Lajmi u bë i ditur nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit Erdogan.

Zëdhënësi i AKP-së, Ömer Çelik, tha gjatë një konference për shtyp se Abbas nuk ka përcaktuar datë për shkak të problemeve shëndetësore.

Deklarata erdhi pasi presidenti turk, Rexhep Tajip, u shpreh se priste ndjesën e Abass pasi ai refuzoi një ftesë për të vizituar Turqinë.

“Hekurudhat franceze u sabotuan nga një dorë e huaj”

Postuar në 28 Korrik, 2024 12:31

Ministri i Brendshëm i Francës nuk e përjashton përfshirjen e një fuqie të huaj në një sulm që sabotoi stacionet e sinjalit dhe kabllot në rrjetin hekurudhor të shpejtësisë së lartë të vendit, duke shkaktuar kaos udhëtimesh në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike.

Sulmet e së premtes dëmtuan infrastrukturën përgjatë linjave që lidhin Parisin me qytete të tilla si Lille në veri, Bordeaux në perëndim dhe Strasburg në lindje. Një tjetër sulm në linjën Paris-Marsejë dështoi.

Pages

Subscribe to RSS - bota