bota
Erdogan: Bota islame duhet të bëhet bashkë kundër Izraelit
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i bëri thirrje botës islame të marrë një “vendim të përbashkët” për të kundërshtuar Izraelin, duke e quajtur shtetin hebre një kërcënim për “të gjithë njerëzimin”.
"Unë kam disa fjalë për t'i thënë botës islame: Çfarë prisni për të marrë një vendim të përbashkët?", tha ai.
Ish-shefi i inteligjencës, në krye të qeverisë holandeze
Pasi fitoi zgjedhjet, e djathta në Holandë pritet t’ia japë drejtimin e qeverisë ish-shefit të inteligjencës. Dick Schoof pritet të bëhet kryeministri i vendit dhe do të drejtojë një koalicion të dominuar nga Partia e Lirisë (PVV) e Geert Wilders, e cila fitoi zgjedhjet në nëntor të vitit të kaluar.
Wilders-it i është bashkuar në koalicion partia liberale e qendrës së djathtë të kryeministrit Mark Rutte, VVD, Kontrata e Re Sociale (NSC) centriste dhe Lëvizja Fermer-Qytetar (BBB).
SHBA: Do vijojmë të furnizojmë BE-në me gaz të lëngshëm
Vendimi i Presidentit të SHBA, Joe Biden, për të pezulluar miratime për projektet e reja të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nuk do të prekë dërgesat në Evropë. "Kjo nuk ndikon në asnjë nga LNG që eksportohet aktualisht," tha zëvendës sekretari amerikan i Energjisë, David Turk, për Politico.
"Ai gjithashtu nuk ndikon në asnjë nga ndërtimet aktuale që po vazhdojnë për të eksportuar edhe më shumë LNG," shton Turk.
“BE ose ndryshon, ose vdes”
Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, kandidon në zgjedhjet europiane për listën e Shteteve të Bashkuara të Evropës. Ish-kryeministri i Italisë në vitit 2014-2016 dhe senator i Firences që prej 2018-s, u shkëput nga Partia Demokratike dy vjet pasi la postin e kryeministrit për të formuar partinë e tij, Italia Viva.
Britania, drejt rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Në Britani, konservatorët premtojnë se do të rikthejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Plani në fjalë duket më shumë një përpjekje për të fituar votat që po shkojnë drejt Reformimit të Britanisë së Madhe dhe parashikon që çdo 18-vjeçar do të duhej të kalojë një periudhë kohe në ushtri ose një fundjavë në muaj si vullnetar i “rezistencës civile”.
Gjermania: Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar
Zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, thotë se Izraeli po shkel ligjin ndërkombëtar duke vazhduar ofensivën e tij kundër Rafah. Habeck është politikani i parë gjerman i nivelit të lartë që mban publikisht një qëndrim kaq të fortë ndaj ofensivës ushtarake izraelite në Rripin e Gazës.
Rusia neutralizon raketat e SHBA-së në Ukrainë
Raketat Himars, të cilat i janë dërguar Ukrainës nga SHBA-të, janë bërë "plotësisht joefektive" për shkak të sistemeve ruse të bllokimit elektronik.
Raketahedhëset, të cilat janë të afta t’i lëshojnë raketat amerikane deri në 50 milje, janë ndër viktimat e një strategjie të luftës elektronike të përdorur nga forcat e Vladimir Putin.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëron Izraelin të ndalojë ofensivën në Rafah
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka urdhëruar Izraelin të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.
“Në përputhje me këto udhëzime, sipas konventës së gjenocidit, Izraeli duhet të ndalojë menjëherë ofensivën e tij ushtarake dhe çdo veprim tjetër në provincën Rafah që mund t'i shkaktojë grupit palestinez në Gaza kushte jetese që mund të çojnë në shkatërrimin e tyre fizik, tërësisht ose pjesërisht”, tha kryegjykatësi Nawaf Salam.
Përgjigje Greqisë, parqe detare turke në Egje
Turqia do të krijojë parqet e saj detare në Detin Egje. Lajmin e bëri të ditur Daily Sabah, e përditshme turke pro-qeveritare. Gazeta i referohet një zyrtari anonim turk, sipas të cilit Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës e Turqisë do ta ndërmarrë këtë hap në përgjigje të vendimit të Greqisë për të krijuar një park detar në Egje.
“Luftën po e kërkon Europa, jo Rusia”
Atmosfera e krijuar në Europë, sipas kryeministrit hungarez, i ngjan asaj të para Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Po nxitja për të shkuar te lufta, sipas tij vjen nga vetë Europa dhe jo nga Rusia.
Është Evropa ajo që po përgatitet për një luftë me Rusinë, dhe jo kundërta. Nuk ka gjasa që Rusia të sulmojë një vend të NATO-s dhe diskutimi për "kërcënimin rus" nuk është gjë tjetër veçse një marifet perëndimor për t'u përgatitur për luftë.
