bota
Netanjahu shpërndan kabinetin e luftës
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shpërbërë kabinetin e tij qeveritar të luftës. Lajmin e konfirmoi të hënën një zyrtar izraelit.
Ky hap i pritshëm vjen pas largimit nga qeveria të ish-gjeneralit centrist, Benny Gantz.
Franca nuk është më e njëjta për BE-në
Franca ka qenë gjithmonë shumë e madhe, shumë e fuqishme dhe – më e rëndësishmja nga të gjitha –pjesë e strukturës komode të BE-së, për t'u gjobitur për mëkatet e saj financiare. Por kësaj epoke mund t’i ketë ardhur fundi.
Komisioni Evropian do të njoftojë të mërkurën cilat janë qeveritë që kanë shkelur rregullat e buxhetit dhe Franca mund të jetë mes tyre. Kreu i lartë i BE-së është nën presion nga i gjithë blloku për të penalizuar më në fund “nxënësin e keq” që ka dëmtuar buxhetin e BE-së.
Fuqitë bërthamore po modernizojnë arsenalin
Fuqitë bërthamore po zhvillojnë gjithnjë e më shumë arsenalet e tyre ndërsa situata gjeopolitike përkeqësohet. Konkluzioni del në një raport të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI).
Studimi i Vatikanit: Roli i Papës në një kishë të ribashkuar
Vatikani ka publikuar një studim 130 faqesh mbi primatin papnor, i cili përmban sugjerime nga komunitetet e krishtera ortodokse dhe protestante për rolin e peshkopit të Romës në një "Kishë të ribashkuar" në të ardhmen.
Dokumenti studimor, i titulluar "Peshkopi i Romës: Primati dhe Sinodaliteti në Dialogun Ekumenik dhe Përgjigjet ndaj Enciklikës Ut Unum Sint", është teksti i parë i Vatikanit që nga Koncili i Dytë i Vatikanit që përshkruan të gjithë debatin ekumenik mbi primatin papal.
Mitsotakis, "arma" e Charles Michel për të likujduar von der Leyen
Emri i kryeministrit grek po përflitet si pasardhës i mundshëm i Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Europian. Sugjerimi vjen nga një rival i ashpër i presidentes ende në detyrë. Kreu i Këshillit Europian, Charles Michel, është njeriu pas këtij propozimi ende jozyrtar, pavarësisht se një mandat i dytë për Von der Leyen është pothuajse i garantuar.
Hungaria nuk do të përfshihet në misionin e NATO-s në Ukrainë
Hungaria nuk do të marrë pjesë në misionin e NATO-s në Ukrainë, por nuk do të pengojë as themelimin e saj nga vendet e tjera të aleancës, tha kryeministri hungarez Viktor Orban për Radion Kossuth.
Ai kujtoi se gjatë bisedimeve në Budapest më 12 qershor, Hungaria mori garanci nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg se pjesëmarrja e anëtarëve të aleancës në operacionet ushtarake jashtë territorit të tyre, përfshirë në Ukrainë, është vetëm në baza vullnetare.
Projekti i Kushner në Beograd, tradhti ndaj Amerikës!
Gjenerali në pension, Wesley Clark, e cilëson tradhti ndaj Amerikës projektin e Jared Kushner për të ndërtuar një kompleks të ri në qendër të Beogradit.
Projekti i dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, është pjesë e një prej tre investimeve të mëdha të kompanisë së tij “Affinity Partners” në zhvillimin e pronave në Ballkan. Dy të tjerat janë në Shqipëri: në Sazan dhe Zvërnec.
Hakerohen të dhënat gjenetike të rreth 7 milionë britanikëve dhe kanadezëve
Të dhënat e 6.9 milionë përdoruesve kanadezë dhe britanikë janë hakeruar vitin e kaluar.
Rasti u bë publik pasi autoritetet në të dy vendet njoftuan nisjen e hetimeve.
Të dhënat janë marrë përmes kompanisë së testimit gjenetik 23andMe dhe përfshijnë pemët familjare, vitet e lindjes dhe vendndodhjet gjeografike.
Grupi i përbashkët i punës, që është ngritur për hetimin e rastit, do të analizojë nëse kompania i kishte marrë masat mbrojtëse adekuate.
"Nuk iki, cilido qoftë rezultati i zgjedhjeve"
Presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk do të tërhiqet nga mandati, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen brenda këtij muaji.
Macron njoftoi shpërndarjen e parlamentit francez të dielën në mbrëmje, pas fitores së partisë së rivales Marine Le Pen, në zgjedhjet europiane.
Fitorja e thellë Bashkimit Kombëtar, partia e ekstremit të djathtë në Francë, e ka vënë nën presion administratën e Macron. Por Macron nuk ka ndërmend të largohet.
Lufta e Europës me ekomafian, rregullore e re për eksportin e mbetjeve
Çdo vit, Evropa eksporton miliona tonë mbeturina në vendet në zhvillim, dhe jo të gjitha në mënyrë legale. Kjo sjell ndikime potencialisht negative në shumë prej vendeve pritëse.
Në këtë biznes shumë fitimprurës, vlerësohet se një e treta e dërgesave janë të paligjshme dhe organizatat kriminale përfitojnë miliarda euro. Prandaj, Bashkimi Evropian ka vendosur të kufizojë eksportet e mbetjeve dhe të inkurajojë riciklimin në të gjithë Evropën.
