bota
BE-ja shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit
Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord të enjten të shpallin Gardën Revolucionare të Iranit një "organizatë terroriste", pas një shtypjes së protestave masive në Teheran.
"Represioni nuk mund të mbetet pa përgjigje", shkroi shefja e politikës së jashtme Kaja Kallas në X. "Çdo regjim që vret mijëra njerëz të vet po punon drejt shkatërrimit të vet".
Kimikatet toksike do t’i kushtojnë Europës gjysmë trilioni euro deri në vitin 2050
Evropa do të paguajë të paktën 440 miliardë euro për të zgjidhur problemin e ndotjes dhe ndikimet shëndetësore nga kimikatet toksike PFAS deri në mesin e shekullit, sipas një studimi të publikuar të enjten nga Komisioni Evropian.
Kostoja mund të rritet në gati 2 trilion euro sipas objektivave më ambicioze të pastrimit, paralajmëron analiza, duke përshkruar vlerësimin prej afërsisht gjysmë trilioni eurosh si një bazë për adresimin e ndotjes nga PFAS në të gjithë Zonën Ekonomike Evropiane.
Kush i bashkohet Bordit të Paqes të Donald Trump?
Gjashtë monarkë, tre ish-aparatçikë sovjetikë, dy regjime të mbështetura nga ushtria dhe një udhëheqës i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime të dyshuara lufte. Këta janë ndër anëtarët e parë të “Bordit të Paqes” të Donald Trump, një rival i ri dhe idiosinkratik i OKB-së që ka tronditur Evropën dhe ka kënaqur autokracitë që kërkojnë të integrohen në rendin e ri botëror të presidentit amerikan.
Sulmet ruse lënë pa energji centralin bërthamor në Çernobil
Centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë mbeti pa energji elektrike pas një sulmi të kryer mëngjesin e sotëm.
Drejt krijimit të një “NATO-je myslimane”
Turqia është në bisedime për t'u bashkuar me një kuadër ekzistues të mbrojtjes së ndërsjellë me Arabinë Saudite dhe Pakistanin.
Marrëveshja përbën shtesën më të fundit në marrëveshjen dypalëshe të mbrojtjes midis Pakistanit dhe Arabisë Saudite, të vendosur në shtator 2025.
Në mënyrë të veçantë, pakti ka një klauzolë të mbrojtjes kolektive që thotë se "çdo agresion" kundër një anëtari është një sulm ndaj të gjithëve.
Putin: Dialogu është zëvendësuar me monologun e më të fortëve
“Situata në arenën ndërkombëtare po përkeqësohet gjithnjë e më shumë dhe ajo që i duhet njerëzimit tani është më shumë bashkëpunim midis kombeve të botës”, tha Presidenti rus Vladimir Putin në një ceremoni të dorëzimit të kredencialeve të ambasadorëve të rinj.
Siç raporton TASS, Putin është shprehur se diplomacia, kërkimi i konsensusit dhe kompromisi po zëvendësohen gjithnjë e më shumë nga veprime të njëanshme "dhe shumë të rrezikshme".
BE-ja nuk njeh pasuesen e Maduros
BE-ja nuk do ta njohë Presidenten e përkohshme të sapobetuar të Venezuelës, Delcy Rodriguez. Megjithatë, angazhimi i Europës me autoritetet në Karakas do të vijojë.
Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit të BE-së, në një konferencë për shtyp u shpreh se BE përsërit qëndrimin e hershëm, sipas të cilit autoritetet venezueliane "e kanë mandatin e tyre nga një proces zgjedhor që nuk arriti të respektojë vullnetin e popullit për ndryshime demokratike".
Trump rrit me 1% pagat e punonjësve federalë
Presidenti Trump ka firmosur një urdhër ekzekutiv, i cili rrit me 1% pagat e punonjësve federalë me 1% nga janari i vitit të ardhshëm. Kjo është rritja më e vogël vjetore që punonjësit civilë kanë marrë që nga viti 2021, kur Trump firmosi një tjetër urdhër në të njëjtën masë.
Ndryshe nga vitet e tjera, presidenti nuk përfshiu në rritje pagat e zyrtarëve lokalë.
Arabia Saudite hap dyqane të reja alkooli
Arabia Saudite planifikon të hapë dy dyqane të reja alkooli, përfshirë një që i shërben stafit të huaj jo-mysliman. Kjo vjen në kuadër të liberalizimit që ka ndërmarrë sundimtari de facto Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman.
Dy pikat e reja të shitjes do të vendosen në provincën lindore të Dhahranit, ndërsa një e tretë për të huajt do të hapet në qytetin portual të Xhedës.
Europa i kundërpërgjigjet planit Trump për paqen
Evropa ka përgatitur tashmë një kundërpropozim ndaj planit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për paqen në Ukrainë. Ky propozim kërkon përdorimin e aseteve të ngrira të Moskës për rindërtimin e Ukrainës dhe për kompensimin e Kievit, si dhe një garanci sigurie nga SHBA-ja që pasqyron klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë në Nenin 5 të NATO-s.
