bota
Kina shkarkon ministrin e Jashtëm
Pekini zyrtar shkarkoi ministrin e Jashtëm, Qin Gang, i zhdukur prej më shumë se tre javësh nga daljet publike. Sipas medias shtetërore, CCTV, detyra do t’i besohet paraardhësit të Qin, Wang Yi.
Raportimet në mediat kineze nuk përfshjnë arsyet e shkarkimit të shefit të diplomacisë, i cili e mori detyrën në dhjetor të vitit të kaluar.
Qin, 57 vjeç, ish-ambasador në SHBA, u promovua me shpejtësi kur Xi po formonte një ekip të ri vitin e kaluar.
Një divorc i pritshëm në zemër të Europës
Prej kohësh, Belgjika ka një jetë politike kombëtare jofunksionale.
Bashkia e Nju Jorkut dëmshpërblen protestuesit e Black Lives Matter
Qyteti i Nju Jorkut do t’u paguajë 13 milionë dollarë qindra protestuesve të arrestuar gjatë demonstratave të George Floyd të vitit 2020. Avokatët e protestuesve e cilësuar këtë si marrëveshja me e madhe e kësaj natyre në Shtetet e Bashkuara.
Protestat në fjalë nisën pas vdekjes së Floyd, më 25 maj 2020. Amerikani me ngjyrë u vra në Minneapolis nga një oficer policie, i cili i vuri gjurin në qafë për nëntë minuta.
Microsoft: Kina spiunon diplomatët amerikanë
Email i ambasadorit amerikan në Kinë, Nicholas Burns, dhe zyrtarëve të tjerë të ambasadës janë hakeruar. Microsoft bën fajtor Pekinin, ndërsa pre e këtij hakerimi kanë rënë edhe zv.sekretari i Shtetit për Euroazinë, Daniel Kritenbrink dhe sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo.
Sipas Wall Street Journal, edhe pse nuk ka të dhëna të sakta sa emaile kanë rënë pre e sulmit, autorët kanë marrë akses në mijëra dokumente të paklasifikuara.
“Putin bëri marrëveshje për të shpëtuar lëkurën e vet”
Mes Yevgeny Prigozhinit dhe presidentit Putin ka pasur një marrëveshje, e cila i dha fund rebelimit të grupit Wagner, pak orë para se të hynte në Moskë. Pak ditë pas kryengritjes së lënë përgjysmë të 24 qershorit, presidenti rus e priti në Kremlin shefin e grupit ushtarak privat që sfidoi pushtetin e tij.
Ky version i ngjarjeve është konfirmuar nga shefi i MI6, agjencia britanike e inteligjencës.
Në një fjalim të mbajtur në Pragë, ai tha se dinamika e 24 qershorit është e vështirë të interpretohet.
Nëse nuk e bën Europa, do ta bëjnë të tjerët...
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, kritikon nxitjen e BE-së për të rishikuar marrëveshjen tregtare Mercosur, si imponim i standardeve të dyfishta, por është optimist për arritjen e një marrëveshjeje para fundit të vitit.
Një ditë pasi krerët e Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) u takuan me homologët e tyre të BE-së, Lula la të kuptohej se oferta kineze mbetet opsion.
Një kompani spanjolle, spiune e CIA-s për liderët e Amerikës Latine
Një kompani spanjolle është nën hetim, me dyshimin se ka disa ish-krerë shtetesh të Amerikës Latine. Lajmin e bën të ditur El Pais, sipas të cilës UC Global, S.L. dyshohet të ketë spiunuar edhe bashkëthemeluesin e Wikileaks, Julian Assange me urdhër të CIA-s.
Dyshimet e kanë origjinën te laptopi i David Morales, kreu i UC Global, S.L., për të cilin një gjykatës në Spanjë kërkoi një ekzaminim të dytë.
Emigrantët, plani i Ruandës bëhet ligj në Britani
Britania ka gati një ligj të ri për emigracionin, me të cilin synon t’i japë fund hyrjes së të huajve në vend, kryesisht përmes kanalit të Lamanshit. Ligji i ri ndalon kërkesat për azil nga të gjithë të ardhurit nëpërmjet Kanalit dhe rrugëve të tjera "të paligjshme" dhe do t'i transferojë ato në vende të treta, si Ruanda. Ligji që u propozua si zgjidhje për numrin gjithnjë e më të madh të azilkërkuesve që mbërrijnë nga veriu i Francës, është kundërshtuar nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët, duke e cilësuar si "shkelje të ligjit nd
Emigrantët, BE gjen zgjidhjen me Tunizinë: Para në dorë!
Paratë kesh janë zgjidhja finale për problemin e emigracionit në Europë. I pari vend me të cilin është finalizuar marrëveshja është Tunizia. BE i ofron asaj miliona euro në mënyrë që të bllokojë nisjen e anijeve me mijëra emigrantë. Praktikisht, marrëveshja shkon përtej emigracionit, duke prekur edhe sektorë si tregtia, investimet dhe energjia e gjelbër.
Korniza e marrëveshjes mund të shërbejë si model për të tjera me vendet e Afrikës Veriore. Negociatorët po shohin si mundësinë e radhës vende si Egjipti dhe Maroku.
Princi i Belgjikës nën hetim për mashtrim dhe zhvatje
Autoriteti Libian i Investimeve akuzon për mashtrim dhe zhvatje princin e Belgjikës. Akuza ndaj vëllait më të vogël të mbretit Phlippe, Laurent, pason një mosmarrëveshje shumëvjeçare mes tij dhe fondit sovran të pasurisë libaneze për kompensimin e diskutueshëm nga një projekt i dështuar ripyllëzimi i drejtuar përmes OJQ-së së Laurent, Global Sustainable Development Trust në Libi, në 2008. Projekti dështoi pas shpërthimit të luftës civile në 2011.
