bota
Kufiri detar, Nikaragua humb betejën ligjore me Kolumbinë
Merr fund beteja ligjore mes Nikaraguas dhe Kolumbisë për detin. Dy vendet nuk ndajnë kufij tokësorë, por për gati një shekull marrëdhëniet e tyre kanë qenë të tensionuara për kufijtë detarë. Një zonë e pasur me naftë dhe peshk në Detin e Karaibeve është arsyeja e përballjes së tyre ligjore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) në Hagë.
Shenjat e para të lodhjes nga lufta
Në samitin e NATO-s në Vilnius, sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, i kujtoi Ukrainës të mbajë parasysh realitetin politik në disa vende, ku mbështetja për furnizimin me armë dhe mbështetjen financiare për të luftuar pushtimin rus nuk është gjithmonë universale. Wallace tha se Ukraina duhet të jetë më mirënjohëse ndaj aleatëve të saj, kur është fjala për furnizimin me armë. Në këtë pikë, Wallace gjeti rastin t’i kujtonte Kievit se Britania nuk është "Amazon" për furnizimet ushtarake.
Kemi hyrë në epokën e Antropocenit
Shkencëtarët thonë se aktiviteti njerëzor e ka ndryshuar aq rrënjësisht gjeologjinë, atmosferën dhe biologjinë e tokës, saqë ka futur planetin në një epokë të re gjeologjike të njohur si Antropoceni. Prova të këtij kalimi janë gjetur në liqenin e Ontarios në Kanada.
Anëtarët e Grupit të Punës Antropocene (AWG) besojnë se gjetjet mund të ndihmojnë në përcaktimin e një date fillimi për epokën e re të ndikuar drejtpërdrejt nga njeriu.
Mark Rutte largohet nga politika
Trembëdhjetë vjet pasi mori detyrën, kryeministri më jetëgjatë në Holandë, do të lërë karrigen e kreut të qeverisë, për atë të mësimdhënësit. Mark Rutte njoftoi tërheqjen nga politika, pasi qeveria e tij rat ë premten.
Në krye të Partisë së Popullit për Liri dhe Demokraci (VVD) prej 17 vjetësh, Rutte do të jetë tashmë një mësues i studimeve sociale, në një shkollë lokale në Hagë.
"Nuk është krejt pa emocion ky vendim", u tha ai gazetarëve pasi njoftoi dorëheqjen. "Por është mirë kur e kalon stafetën."
"Na pranoni në BE, që të mbështesim anëtarësimin e Suedisë në NATO"
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, e lidh votën pro të Ankarasë për anëtarësimin e Suedisë në NATO me përpjekjet e vendit të tij për të hyrë në BE. Lëvizja e Erdoganit për të lidhur perspektivat e Suedisë në NATO me integrimin e Turqisë në BE erdhi ndërsa liderët e aleancës u mblodhën për samitin e Vilniusit në Lituani.
WMO: El Niño do të thyejë rekorde temperature gjatë 2023
Fenomeni El Niño do të vijojë edhe përgjatë gjysmës së dytë të vitit 2023. Një përditësim i Organizatës Botërore Meteorologjike (WMO) parashikon se gjasat për një El Niño aktiv deri në fund të këtij viti janë 90%. "El Niño do të rrisë shumë gjasat për të thyer rekorde të temperaturës dhe për të shkaktuar nxehtësi më ekstreme në shumë pjesë të botës dhe në oqean", tha sekretari i Përgjithshëm i WMO, prof. Petteri Taalas.
Siria dëbon BBC-në
Gazetarët e BBC-së nuk do të munden të punojnë më ligjërisht në Siri pasi autoritetet vendase u revokuan akreditimin. Sipas zyrtarëve sirianë, kanali britanik e ka shtrembëruar realitetin në Sisi përmes raportimeve të tij.
"Ka dhënë qëllimisht, herë pas here, informacion subjektiv dhe të rremë, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga autoritetet siriane”, tha Ministria e Informacionit në Damask.
Edhe ish-kreu i KE del kundër emigrantëve
Politika në Poloni nuk është dhe aq e ndarë në qëndrimin ndaj emigrantëve. Si partia nacionaliste Ligj dhe Drejtësi (PiS) në pushtet, ashtu edhe opozita centriste e udhëhequr nga ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e kanë përfshirë emigracionin në retorikën e tyre politike përpara zgjedhjeve parlamentare të kësaj vjeshte.
Foli kundër shkurtimeve, shkarkohet Shefi i Shtabit të ushtrisë britanike
Vendimi për largimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë britanike ka shkaktuar reagim të ashpër ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, mes një debati që ka përfshirë ushtrinë për shkurtimin e trupave.
Gjenerali Sir Patrick Sanders do të largohet nga detyra vitin e ardhshëm, pavarësisht se e ka marrë detyrën në qershor 2022.
Scholz: Wagner tregoi rrezikun e transferimit të pushtetit ushtarak te privati
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, thotë se rebelimi i grupit Wagner nxori në pah rrezikun e transferimit të fuqisë ushtarake në duart e privatëve.
"Sigurisht, ajo që ndodhi në Rusi do të luajë një rol [në samit]. Është tejet e qartë se transferimi i pushtetit ushtarak në duar private është i papërgjegjshëm. Është shumë e rrezikshme", vuri në dukje ai.
Sipas tij, Perëndimi e kishte informacionin për atë që do të ndodhte dhe po i ndiqte nga afër ngjarjet e 24 qershorit pa ndërhyrë.
