bota

“Marrëdhënie strategjike siç e kërkon shekulli i ri”

Postuar në 27 Korrik, 2023 12:26

Ministri rus i Mbrojtjes është zyrtari i parë i huaj që ftohet në Korenë e Veriut që nga fillimi i pandemisë Covid-19. Sergei Shoigu u prit në Phenian, në një kohë kur atje po festohet përvjetori i Luftës Koreane.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Penian, KCNA, takimi "është një mundësi e rëndësishme për të zhvilluar marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, siç e kërkon shekulli i ri".

Kur zbulon padashje atë që po përpiqesh të fshehësh

Postuar në 25 Korrik, 2023 19:54

Kina po ndjek me vëmendje se çfarë drejtimi do të marrë Italia në lidhje me projektin Belt&Road. Projekti infrastrukturor kinez, në të cilin synohet përfshirja e zonës që mbulonte dikur Rruga e Mëndafshit, është pranuar nga Italia me memorandumin e mirëkuptimit, në vitin 2019. Por Kina ia ka frikën ndërhyrjes së SHBA-së, para se Italia të marrë vendimin përfundimtar nëse do ta rinovojë apo anulojë marrëveshjen paraprake.

Kina shkarkon ministrin e Jashtëm

Postuar në 25 Korrik, 2023 15:18

Pekini zyrtar shkarkoi ministrin e Jashtëm, Qin Gang, i zhdukur prej më shumë se tre javësh nga daljet publike. Sipas medias shtetërore, CCTV, detyra do t’i besohet paraardhësit të Qin, Wang Yi.

Raportimet në mediat kineze nuk përfshjnë arsyet e shkarkimit të shefit të diplomacisë, i cili e mori detyrën në dhjetor të vitit të kaluar.

Qin, 57 vjeç, ish-ambasador në SHBA, u promovua me shpejtësi kur Xi po formonte një ekip të ri vitin e kaluar.

Një divorc i pritshëm në zemër të Europës

Postuar në 23 Korrik, 2023 15:31

Prej kohësh, Belgjika ka një jetë politike kombëtare jofunksionale.

Bashkia e Nju Jorkut dëmshpërblen protestuesit e Black Lives Matter

Postuar në 21 Korrik, 2023 15:19

Qyteti i Nju Jorkut do t’u paguajë 13 milionë dollarë qindra protestuesve të arrestuar gjatë demonstratave të George Floyd të vitit 2020. Avokatët e protestuesve e cilësuar këtë si marrëveshja me e madhe e kësaj natyre në Shtetet e Bashkuara.

Protestat në fjalë nisën pas vdekjes së Floyd, më 25 maj 2020. Amerikani me ngjyrë u vra në Minneapolis nga një oficer policie, i cili i vuri gjurin në qafë për nëntë minuta.

Microsoft: Kina spiunon diplomatët amerikanë

Postuar në 21 Korrik, 2023 14:34

Email i ambasadorit amerikan në Kinë, Nicholas Burns, dhe zyrtarëve të tjerë të ambasadës janë hakeruar. Microsoft bën fajtor Pekinin, ndërsa pre e këtij hakerimi kanë rënë edhe zv.sekretari i Shtetit për Euroazinë, Daniel Kritenbrink dhe sekretarja e Tregtisë, Gina Raimondo.

Sipas Wall Street Journal, edhe pse nuk ka të dhëna të sakta sa emaile kanë rënë pre e sulmit, autorët kanë marrë akses në mijëra dokumente të paklasifikuara.

“Putin bëri marrëveshje për të shpëtuar lëkurën e vet”

Postuar në 20 Korrik, 2023 18:31

Mes Yevgeny Prigozhinit dhe presidentit Putin ka pasur një marrëveshje, e cila i dha fund rebelimit të grupit Wagner, pak orë para se të hynte në Moskë. Pak ditë pas kryengritjes së lënë përgjysmë të 24 qershorit, presidenti rus e priti në Kremlin shefin e grupit ushtarak privat që sfidoi pushtetin e tij.  

Ky version i ngjarjeve është konfirmuar nga shefi i MI6, agjencia britanike e inteligjencës.

Në një fjalim të mbajtur në Pragë, ai tha se dinamika e 24 qershorit është e vështirë të interpretohet.

Nëse nuk e bën Europa, do ta bëjnë të tjerët...

Postuar në 19 Korrik, 2023 18:09

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, kritikon nxitjen e BE-së për të rishikuar marrëveshjen tregtare Mercosur, si imponim i standardeve të dyfishta, por është optimist për arritjen e një marrëveshjeje para fundit të vitit.

Një ditë pasi krerët e Komunitetit të Shteteve të Amerikës Latine dhe Karaibeve (CELAC) u takuan me homologët e tyre të BE-së, Lula la të kuptohej se oferta kineze mbetet opsion.  

Një kompani spanjolle, spiune e CIA-s për liderët e Amerikës Latine

Postuar në 19 Korrik, 2023 13:40

Një kompani spanjolle është nën hetim, me dyshimin se ka disa ish-krerë shtetesh të Amerikës Latine. Lajmin e bën të ditur El Pais, sipas të cilës UC Global, S.L. dyshohet të ketë spiunuar edhe bashkëthemeluesin e Wikileaks, Julian Assange me urdhër të CIA-s.

Dyshimet e kanë origjinën te laptopi i David Morales, kreu i UC Global, S.L., për të cilin një gjykatës në Spanjë kërkoi një ekzaminim të dytë.

Emigrantët, plani i Ruandës bëhet ligj në Britani

Postuar në 18 Korrik, 2023 17:47

Britania ka gati një ligj të ri për emigracionin, me të cilin synon t’i japë fund hyrjes së të huajve në vend, kryesisht përmes kanalit të Lamanshit. Ligji i ri ndalon kërkesat për azil nga të gjithë të ardhurit nëpërmjet Kanalit dhe rrugëve të tjera "të paligjshme" dhe do t'i transferojë ato në vende të treta, si Ruanda. Ligji që u propozua si zgjidhje për numrin gjithnjë e më të madh të azilkërkuesve që mbërrijnë nga veriu i Francës, është kundërshtuar nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët, duke e cilësuar si "shkelje të ligjit nd

Pages

Subscribe to RSS - bota