bota
Puçistët në Niger akuzojnë Francën për ndërhyrje ushtarake
Junta ushtarake që mori pushtetin në Niger akuzoi Francën se po planifikon të nisë një operacion për të rikthyer në pushtet presidentin Mohamed Bazoum.
Ministria e Jashtme franceze nuk e komentoi akuzën, por tha se Parisi e njeh Bazoumin si autoritetin e vetëm legjitim në vendin e Afrikës Perëndimore dhe se është i fokusuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe interesave të tij atje.
“Lufta bërthamore nuk është më e keqe se ndryshimi i klimës”
Kërcënimi i asgjësimit bërthamor nuk është më serioz se kërcënimi që përbën ndryshimi i klimës. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, thotë se ndryshimi i klimës mbetet sfidë ekzistenciale për njerëzimin.
Europën po e plak pasiguria për të ardhmen
Europa po plaket dhe arsyeja kryesore pse po lindin më pak fëmijë është pasiguria për të ardhmen.
Daniele Vignoli, profesor i demografisë në Universitetin e Firenzes, kreu në vitin 2019 një studim mbi shkaqet e lindshmërisë së ulët.
Shumë prej 1 600 pjesëmarrësve i thanë atij se vështirësitë ekonomike – veçanërisht mungesa e punës ose aksesit në strehim – nënkuptonin se ata ndiheshin të paaftë për të pasur një fëmijë. Të tjerë panë si arsye rritjen e shqetësimit të përgjithshëm për gjendjen e botës.
Teoria e mallkimit të fuqisë, një shpjegim për luftën në Ukrainë
Giulio Gallarotti, profesor i studimeve mbi qeverisjen dhe mjedisin në Universitetin Wesleyan dhe profesor ndihmës i shkencave politike në Universitetin e Kolumbias, në një intervistë për Kathimerini analizon luftën në Ukrainë, përmes teorive të gjeopolitikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai shpjegon teorinë e "mallkimit të fuqisë (pushtetit)", sipas të cilës të fuqishmit priren të nënvlerësojnë kundërshtarin e tyre, ashtu si Goliathi nënvlerësoi Davidin.
Kërkesa e parë për liçencën e mishit të kultivuar
Një kompani izraelite pret dritën jeshile të Zyrës Federale të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (USAV) në Zvicër për të prodhuar mishin e parë sintetik, që e ka origjinën në tokën europiane.
Aleph Farms ka dorëzuar dosjen në Zvicër, në pritje të lançimit të produkteve të saj edhe në Singapor dhe Izrael.
Putin: Afrika, qendër e re e pushtetit ndërkombëtar
“Afrika po bëhet një qendër e re pushteti dhe të gjithë duhet ta marrin këtë në konsideratë”. Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se roli politik dhe ekonomik i Afrikës "ka ardhur duke u rritur në mënyrë eksponenciale".
Në Samitin Rusi-Afrikë, Putin vuri në dukje nismën e paqes afrikane për Ukrainën si një tregues të rolit në rritje të kontinentit.
Macron i druhet "imperializmit të ri"
Presidenti francez, Emmanuel Macron, flet për një "imperializëm të ri" në Indo-Paqësor. “Në Indo-Paqësor, dhe veçanërisht në Oqeani, po shfaqet një imperializëm i ri dhe një logjikë fuqie që po kërcënon sovranitetin e disa shteteve, më të voglat, shpesh më të brishta,” tha Macron në një fjalim në Vanuatu.
“Patëm fat që na kolonizoi Britania”
Ish-kryeministri i Australisë, John Howard, ndezi polemika me deklaratën e tij, pak para një referendumi, i cili synon t’i japë popullatës indigjene më shumë zë.
Howard, i cili shërbeu si kryeministër i Australisë nga viti 1996 deri në 2007, tha se kolonizimi britanik ishte "gjëja më me fat që i ndodhi" vendit.
“Marrëdhënie strategjike siç e kërkon shekulli i ri”
Ministri rus i Mbrojtjes është zyrtari i parë i huaj që ftohet në Korenë e Veriut që nga fillimi i pandemisë Covid-19. Sergei Shoigu u prit në Phenian, në një kohë kur atje po festohet përvjetori i Luftës Koreane.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Penian, KCNA, takimi "është një mundësi e rëndësishme për të zhvilluar marrëdhëniet strategjike dhe tradicionale midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, siç e kërkon shekulli i ri".
Kur zbulon padashje atë që po përpiqesh të fshehësh
Kina po ndjek me vëmendje se çfarë drejtimi do të marrë Italia në lidhje me projektin Belt&Road. Projekti infrastrukturor kinez, në të cilin synohet përfshirja e zonës që mbulonte dikur Rruga e Mëndafshit, është pranuar nga Italia me memorandumin e mirëkuptimit, në vitin 2019. Por Kina ia ka frikën ndërhyrjes së SHBA-së, para se Italia të marrë vendimin përfundimtar nëse do ta rinovojë apo anulojë marrëveshjen paraprake.
